KQZ, zbardhen emrat e 7 anëtarëve
Një shartim mes emrave të rinj e të vjetër. E tillë mund të cilësohet përbërja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partitë politike dje kanë shkëmbyer zyrtarisht emrat për të kaluar në etapën e mbledhjes së firmave të deputetëve mbështetës. Burimet nga PS dhe PD thonë se ditën e hënë mund të kalojnë për miratim në seancë shtatë emrat, për të mundësuar më pas betimin e tyre dhe fillimin e punës. Po sipas burimeve mësohet se dy emrat që do propozojë Partia Demokratike për postin e kryetarit të KQZ-së janë Arben Ristani dhe Albana Vokshi. I pari duket më favorit për shkak se e ka ushtruar dhe më parë këtë detyrë dhe vetëm para pak muajsh u largua drejt Shkollës së Lartë të Magjistraturës. Vokshi aktualisht është funksionar në Këshillin e Ministrave, por nuk besohet të jetë fort i favorizuar. Sakaq, për postin e nënkryetares mësohet se më e favorizuar është Dëshira Subashi, që aktualisht është anëtare e KQZ-së. Anëtari tjetër i propozuar nga Partia Socialiste është Artan Laze, ish-gjykatës në Gjykatën e Faktit Gjirokastër. Socialdemokratët duken se kanë më të favorizuar emrin e Pandeli Varfit për këtë post. Partia Demokratike ka propozuar dy emra të tjerë, që janë Hysen Osmanaj dhe Vera Shtrefni. Anëtari i fundit është propozimi i Partisë Republikane dhe ka gjasa të rizgjidhet Klemend Zguri. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ zgjedh si zëvendëskryetar një nga anëtarët e KQZ-së, të zgjedhur mbi bazën e propozimit të partisë më të madhe të opozitës parlamentare. Zgjedhja zhvillohet me votim të fshehtë sipas procedurës së mëposhtme: a) në një fletë votimi shkruhen emrat e dy anëtarëve të KQZ-së; b) secili prej anëtarëve voton duke bërë shënimin përkatës për një nga emrat që janë në fletëvotim; c) anëtari që ka marrë 5 vota zgjidhet zëvendëskryetar i KQZ-së; ç) në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e kërkuar të votave, bëhet një votim i dytë votimi. Anëtari që merr më shumë vota në raundin e dytë
zgjidhet zëvendëskryetar i KQZ-së. Votimi zhvillohet brenda të njëjtës ditë. Zëvendëskryetari zgjidhet deri në fund të mandatit. Kryetari i KQZ-së ka kompetencë të drejtojë mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhënie me institucionet e tjera. Kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e kryetarit në mungesë të tij. Kryetari i ushtron kompetencat e mësipërme së bashku me zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e mësipërme të nxjerra nënshkruhen edhe nga zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur kryetari ose zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive. Mbledhjet e KQZ-së thirren nga kryetari ose të paktën nga dy anëtarë të KQZ-së. Në çdo rast, thirrja e mbledhjes nuk i nënshtrohet votimit dhe duhet të përmbajë rendin e ditës të mbledhjes. Në rendin e ditës përfshihet çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së.
Tabela
KQZ e re
Kryetar
1. Arben Ristani (favorit PD)
Albana Vokshi (opsional PD)
Zv.kryetar
2. Dëshira Subashi (favorite PS)
Anëtarë
3. Artan Laze (PS)
4. Pandeli Varfi (favorit PSD)
Pavli Zëri (opsional)
5. Hysen Osmanaj (PD)
6. Vera Shtjefni (PD)
7. Klemend Zguri (favorit PR)
Arben Braçe (opsional)
Rregulli
Betimi pas seancës,
brenda 24 orësh
Në dispozitat kalimtare të Kodit Zgjedhor, saktësisht në nenin 181, përcaktohen afatet për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Kuvendi, 30 ditë nga data e dekretimit të ligjit zgjedhor, zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas nenit 14 të Kodit Zgjedhor. Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së kryhet jo më vonë se 24 orë nga dita e zgjedhjes. Më tutje, institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve do mund të fillojë zyrtarisht punën për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 28 qershorit. Deri në zgjedhje na ndajnë afërisht edhe pesë muaj kohë, teksa shumë gjëra ende nuk janë përgatitur.