E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Ligji i dosjeve, BE ndëshkon Berishën

Lëvizja G99 beson se Kryeministri Berisha është kapur mbas hapjes së dosjeve si i mbyturi mbas kashtës, tani që i kanë dalë në shesh aferat e turpshme ku janë përfshirë ai vetë, të afërmit e familjarët e tij. Sipas Olta Xhaçkës, ky ligj, antikushtetues, antidemokratik, dhe aspak konform standardeve evropiane, sikurse paralajmërojnë dhe ndërkombëtarët, po përdoret për të përballuar nevojat dhe interesat politike të ditës së Kryeministrit Berisha, përfaqësuesit më të denjë të së kaluarës së dhimbshme komuniste. Ndaj, për të mos rrezikuar progresin e gjithë shqiptarëve drejt integrimit evropian, G99 i bën thirrje qeverisë "Berisha" të tërhiqet nga qëndrimi zyrtar për zbatimin e të ashtuquajturit ligj i dosjeve dhe hapjes së një procesi dialogu transparent e demokratik për draftimin e një ligji që respekton Kushtetutën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›