LSI: Ligji është njollë për Shqipërinë
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi dje se qëndrimi më i fundit i Bashkimit Evropian, si dhe i OSBE-së për ligjin e lustracionit, nuk i habit. Deputeti Spartak Braho tha se ky është një proces i ditur, që Berisha po ecën në rrugën e antikushtetueshmërisë. "Tashmë u bënë 10 apo 15 ligje, të cilat janë tërësisht antikushtetues", theksoi Braho. Ky i fundit, shtoi ai, si të thuash, i vë kapak, pasi në këtë mënyrë Berisha po realizon edhe një grusht shteti paqësor. "Është njollë për Shqipërinë, është njollë për imazhin e vendit, është një situatë që të kujton vitin 1997", argumentoi Braho.