E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Ligjeve: Jo më Dokument Identiteti, por Letërnjoftim

>Emërtimi Dokument Identiteti do të zëvendësohet me Letërnjoftim. Kështu vendosi dje komisioni parlamentar i ligjeve, i cili miratoi projektligjin për një ndryshim Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë. Sipas projektligjit termi i ri i përshtatet më së miri zhvillimeve të fundit të teknologjisë informative, mbi të cilat është ngritur sistemi i këtij dokumenti, duke u nisur nga mënyra elektronike e aplikimit, rruajtja e të dhënavedhe përdorimi i tyre. Ky ndryshim lidhet, gjithashtu me faktin, që terminologjia, që do të përdoret, do të përfaqësojë më mirë funksionin dhe ndërtimin, për të cilën është krijuar ky document. Deputeti i PS, Bashkim Fino e ka përshëndetur ndryshimin e ri në këtë projektligj, duke thënë që ky ndryshim të aplikohet dhe më gjërë. Ai theksoi se ne për herë të parë po fillojmë të shqipërojmë. Ndërsa, deputeti tjetër opozitar, Klosi u shpreh skeptik ndaj projektligjit, duke thënë se nuk bëhet fjalë për procedurë, nuk bëhet fjalë për teknologji, nuk bëhet fjalë për mënyrën se si shpërqndahen kartat. Por, sipas tij bëhet fjalë për një vendim që ka marrë qeveria në kundërshtim me ligjin ekzistues duke e quajtur jo kartë identiteti, por letërnjoftim. Dokumenti i ri përmban përbërësit e gjendjes civile të shtetasit, që e posedon, në të dyja format e tij. Një pjesë e të dhënave lexohen, pasi janë të printuara, ndërsa një një pjesë lexohen vetëm nëpërmjet makinave lexuese elektronike. Ky ndryshim erdhi si pasojë e diskutimeve dhe praktikave ligjore, të cilat janë hartuar gjatë procesit të hartimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratës koncensionare me kompaninë fituese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›