Biberaj: Ligji i Lustracionit, i rëndësishëm për pastrimin e shoqërisë shqiptare
Ish nënkryetari i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj e ka cilësuar të domosdoshëm ligjin e Lustracionit për pastrimin e shoqërisë shqiptare, por duke kërkuar që ai të rishitet në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Ligji i Lustracionit është një ligj shumë i rëndësishëm që synon pastrimin e politikës shqiptare, të sistemit të drejtësisë, të administratës publike, por edhe të shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e sistemit komunist.
Ndonëse jemi vendi i fundit në Europën Jug-Lindore që aplikojmë këtë ligj, zbatimi i tij është i rëndësishëm, është shprehur për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj. Në të njëjtën kohë, zoti Biberaj gjykon se ka hapësirë për të biseduar me aleatët tanë strategjikë, SHBA-në, Britaninë e Madhe si dhe Bashkimin Europian, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, konform standardeve ndërkombëtare. Me këtë rast, zoti Biberaj kujton kontributin e SHBA-së, Anglisë dhe të Europës Perëndimore për rrëzimin e komunizmit në Europën Juglindore dhe në Shqipëri. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të marrë parasysh kritikat e faktorit ndërkombëtar, të cilat kanë ardhur në mënyrë të njëpasnjëshme për ligjin e dosjeve. "Qeveria të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të bërë një ligj të drejtë dhe në përputhje me kushtetutën". Ndër të tjera, deputeti demokrat ka sjellë në vëmendje edhe kontributin dhe përkrahjen e këtyre vendeve për ecurinë e reformave në vend, si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin në BE.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6