E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO: Maqedonia zgjodhi Ivanovin si President



Nën masa të shtuara sigurie u zhvillua dje turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe për kryetarë komunash në Maqedoni. Gara presidenciale zhvillohej mes kandidatit Ivanov të VMRO-DPMNE-së dhe Fërçkovskit të LSDM-së. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk është shprehur nëse është kaluar pragu prej 40% i votuesve. Pjesëmarrja prej 40% është kusht i domosdoshëm që zgjedhjet të quhen të vlefshme. VMRO-DPMNE-ja është shprehur se "Maqedonia tashmë e ka presidentin e saj", duke pohuar se kandidati i saj Ivanov ka dalë fitues. Kreu i misionit të BE-së në Shkup, Erwan Fouere, i cilësoi votimet si "përgjithësisht të qeta", por theksoi se janë vënë re disa parregullsi, përfshi dhe kërcënime. Sa i përket pushtetit lokal, betejat më të ashpra u zhvilluan për komunat e Tetovës, Strugës e Gostivarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›