Qeveria, Ndoka në vend të Pangos
Nisin kalkulimet e para në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar pas Samitit të Bukureshtit. Kryeministri Sali Berisha është bërë gati për të ndryshuar qeverinë menjëherë pas 5 prillit. Burime shumë pranë Kryeministrit kanë konfirmuar lëvizjen e parë, e cila pritet që të bëhet me aleatët. Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, do të vazhdojë të qëndrojë në kabinet, por burimet bëjnë me dije se në këtë rast ai do të përfaqësojë PDK-në me një post të ndryshëm nga ai i ministrit të Shëndetësisë. Ndoka është emri më i mundshëm për të zëvendësuar Ylli Pangon në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Pango, për shkak të konflikteve të fundit që ka me Kryeministrin Berisha, është i pari ministër i PD-së që do të jetë jashtë kabinetit, menjëherë pas riformatimit të qeverisë së re. Zërat për një spostim të mundshëm të kreut të PDK-së nga pozicioni i ministrit të Shëndetësisë konfirmohen edhe nga burime brenda Partisë Demokristiane. Ideja e Kryeministrit është që ministri i ri i Shëndetësisë të jetë një figurë brenda PD-së, por këtë herë ai duhet të jetë profesionist në fushën e mjekësisë. Meqenëse nga radhët e deputetëve, askush nuk përmbush kushtet, Kryeministri deri tani ka piketuar dy emra për këtë post, njëri është zv.ministri aktual, Arben Ivanaj, dhe tjetri është drejtori i maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", Halim Kosova. Zgjerimi i kabinetit qeveritar është një pikë tjetër në diskutim në selinë kryeministrore, ku shefi i qeverisë, Sali Berisha, ka nisur bisedimet me strukturat më të ngushta të tij. Është në pikëpyetje ekzistenca e ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, në kabinetin e ardhshëm, ashtu siç është në diskutim një emër për të zëvendësuar Genc Pollon në Ministrinë e Arsimit dhe për t‘i gjetur këtij të fundit një tjetër pozicion në qeveri. Ndërsa për aleatët, ndryshimet në qeveri do të jenë një rotacion, të vetmit demokratë që do të kenë të njëjtat poste edhe pas Samitit të Bukureshtit janë Ridvan Bode dhe Lulzim Basha. Emrat më të mundshëm për t‘u bërë pjesë e kabinetit të ri qeveritar janë Astrit Patozi, i cili nëse pranon ofertën e Berishës për postin e ministrit të Brendshëm, do të zëvendësojë Bujar Nishanin. Dy emra të tjerë aktivë për të qenë pjesë e kabinetit të ri janë edhe Aleksandër Biberaj dhe Edi Paloka. Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë, megjithëse deri në këtë çast emri i saj është lënë jashtë Ministrisë së Integrimit. Në po të njëjtën situatë, janë edhe ministrat Genc Ruli, Sokol Olldashi dhe Jemin Gjana.
Ndryshimet në kabinet
Deri tani, qeveria "Berisha" ka pësuar 5 herë ndryshime për shkak të ngjarjeve të fundit politike. Të gjitha lëvizjet janë bërë në një kohë relativisht të shkurtër, brenda vitit të fundit të qeverisjes. Lëvizja e parë brenda qeverisë ishte menjëherë pas largimit të ministrit Olldashi për shkak të kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës. Ndryshimi i radhës së qeverisë ishte për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale nga ana e PD-së, por edhe për të përfshirë në kabinet aleatët demokristianë. Për tri herët e fundit, kabineti ka pësuar ndryshime për shkak të tri dorëheqjeve që janë bërë nga tre ministra të rëndësishëm të kabinetit. I pari që u largua ishte ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, më pas, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, dhe së fundi, largimi i Fatmir Mediut, për shkak të tragjedisë së Gërdecit. Pra vetëm tre largimet e fundit nga kabineti qeveritar i kanë kushtuar mazhorancës një kosto të madhe në sy të elektoratit, duke marrë parasysh faktin se Mustafaj, Rusmali dhe Mediu janë figura aktive në skenën politike, ç‘ka i duhen mazhorancës. Përfundimi i Samitit të Bukureshtit do të sjellë edhe fillimin e një qeverie të re, ku Kryeministër do të vazhdojë të jetë i njëjti person që është ulur në këtë karrige pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005.
Qeveria "Berisha"
Janar 2007
Olldashi lë postin e ministrit dhe mandatin e deputetit për të kandiduar përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës
Mars 2007
Berisha ndryshon qeverinë. Largon Leskajn, Trashanin, Bumçin dhe Cikulin. Fut në qeveri demokristianët
Prill 2007
Mustafaj jep dorëheqjen. Zëvendësohet nga Lulzim Basha dhe lihen në kabinet Sokol Olldashi si ministër Transporti
Nëntor 2007
Rusmali jep dorëheqjen. Berisha emëron ministër një nga këshilltarët e tij, Enkelejd Alibeajn
Mars 2008
Mediu jep dorëheqjen. Gazmend Oketa lë detyrën e zv.kryeministrit për Ministrinë e Mbrojtjes
Prill 2008
Pas samitit priten ndryshime radikale në qeveri. Të vetmit që nuk lëvizin, Bode dhe Basha. Emra të rinj në kabinet; Patozi, Biberaj dhe Paloka