Biberaj: PD si parti-pronë, Berisha drejton me servilë dhe të korruptuar
Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike, i përbërë nga më shumë se 140 anëtarë, u zgjodh në Kongresin e PD-së të muajit dhjetor të vitit të kaluar. Që prej asaj kohe, ky këshill ende nuk është mbledhur për të zgjedhur forumet e reja të partisë, siç janë Kryesia si dhe Sekretariatet, por edhe dy nënkryetarët e partisë. Në bazë të statutit, Këshilli Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, akuzoi dje lidershipin e Partisë Demokratike për uzurpim të partisë. Biberaj lëshoi akuza ndaj Kryetarit të PD-së njëherësh Kryeministrit Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në një parti- pronë të rrethuar nga njerëz servilë të korruptuar. "Kjo situatë e krijuar brenda PD-së përbën një zhvillim tepër regresiv jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë e brishtë shqiptare, pasi fryma e diktatit dhe mungesa e demokracisë në parti shfaqen në forma tepër arrogante edhe në qeverisjen e vendit. Kjo situatë kërkon nga demokratët e vërtetë, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, nga të djathtët e vërtetë të ringrihen edhe një herë ashtu si njëzet vjet më parë për parimet dhe vlerat e demokracisë, me qëllim reformimin tërësor dhe të thellë të një partie tashmë të atrofizuar dhe inekzistente. Reformimi i thellë i PD-së bëhet edhe më i domosdoshëm përballë një opozite jofunksionale dhe pa alternativë politike", tha Biberaj. Sipas tij, zgjedhjet e fundit të bëra në dhjetor të vitit të kaluar për Këshillin Kombëtar ishin të manipuluara ndërsa sipas tij, ky këshill nuk është mbledhur ende të zgjedhë organet e tjera të partisë, duke shkelur haptazi statutin e partisë. "Suprimimi i të gjitha institucioneve e forumeve të partisë nga kryetari i saj përbën puç institucional dhe uzurpim të partisë, shkelje flagrante dhe dhunim ekstrem të statutit të partisë, duke sjellë edhe fundin e demokracisë së brendshme në PD", tha Biberaj. Ai u shpreh më tej se PD ndodhet në situatën më të vështirë në vite dhe ka nevojë urgjente për reformimin. "Kjo është situata më e rëndë që ka përjetuar PD dhe demokracia brenda saj që nga themelimi deri më sot, situatë e krijuar nga kryetari i partisë, me qëllim kthimin e saj në parti-pronë, në parti-vegël në duart e tij, për kënaqjen e etjes së pakufishme për pushtet personal, si dhe për pasurim marramendës të tij dhe të një shpurë oborrtarësh, servilësh, të paaftësh, klientësh dhe të korruptuar rrotull tij", tha më tej Biberaj. Ai shtoi se, sot në PD gjithçka varet vetëm prej diktatit të kryetarit dhe sipas filozofisë që ai po aplikon, veç tij nuk ekziston askush tjetër, pasi të tjerët përfaqësojnë thjesht numra pa vlerë, ushtarë të bindur rreshti, klonime apo kopje të deformuara të tij.