Rreziku i sekuestrimit vë në lëvizje familjen e Delijorgjit
Lëvizje të ethshme për të shpëtuar ç‘mund të shpëtojnë nga pronat e shumta në emër të Mihal Delijorgjit. Ky ka qenë meraku i njerëzve të familjes së biznesmenit nga Gjirokastra, të prangosur pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec, me shpërthimin që hodhi në erë një fshat të tërë.
Ata kanë dashur që t‘i shpëtojnë sekuestrimit të ndodhur me një numër pronash të biznesmenit të municioneve dhe armatimeve në Tiranë, pas prangosjes së tij. Familjarët e Mihal Delijorgjit kanë nxituar të shpëtojnë pronat e tjera të tij, që duke qenë larg kryeqytetit, mendohet se janë edhe jashtë vëmendjes së shtetit. Me një fuoristrada "BMW X5", vëllai i Delijorgjit, të penalizuar pas shpërthimit të Gërdecit, është shfaqur me këtë mision ditë më parë në Sarandë. Nuk dihet saktësisht në se në Sarandë e në qytete të tjera të jugut, Mihal Delijorgji ka edhe prona të tjera në emrin e tij apo në formë ortakërie. Ajo që ai vetë me lëvizjet e tij ka saktësuar, është pjesëmarrja e Mihal Delijorgjit me aksione në superpallatin e ngritur në mes të Sarandës.
Pallati 18-katësh ka qenë edhe stacioni i vëllait të tij në Sarandë. Me të zbritur, e me takimin e parë me ata që e prisnin "për të sqaruar disa gjëra", ai që u identifikua si vëllai i Mihal Delijorgjit të prangosur, ka qenë i paqetë në bisedë. Madje persona që preferojnë të mos identifikohen, kanë bërë të ditur se "ai ka ardhur me shpatë në dorë", duke "bërë të fortin dhe bosin". Ai është parë të debatojë ashpër me administratorët e tjerë të këtij objekti. "Erdha t‘ju them se Mihali vazhdon të jetë aksioner edhe duke qenë në burg", u ka thënë ai me tone të larta bashkëbiseduesve.
Kalimtarët kanë dëgjuar pjesë nga debati i nxehtë, që është zhvilluar mes tyre, ndërkohë që atje ku fillon lartësia e 18 kateve, priste X5-a e Delijorgjit që kishte shkuar në Sarandë për të kujtuar ortakët e të vëllait se burgu nuk e përjashton nga pronësia. Nga gjendja e nervozuar që ka shoqëruar bisedën dhe nga ndarja e acaruar, është dukur sikur vëllai i Mihal Delijorgjit ka ikur i pakënaqur nga pritja e ortakëve në Sarandë.
Ata kanë treguar se nuk kanë dashur t‘ia dinë për lumin e fjalëve që ai ka derdhur në më shumë se gjysmë ore bisedë me tone kërcënuese mbi ta. Bashkëbiseduesit i kanë lënë të kuptojë atij se nuk e njohin atë për ortak dhe se marrëdhëniet janë ligjore e jo llafe rrugësh dhe poza bosësh. Kjo ka qenë "përcjellja" që Delijorgjit i kanë bërë ata te të cilët ai sheh ortakët e Mihalit. Dhe kjo ia ka prishur më shumë qetësinë dhe ia ka shtuar pasigurinë se kudo ku i ka pronat Mihali i tij, ato janë në pikëpyetje të madhe. Ca nga shteti e ca nga ortakët, të cilëve tani u ka ardhur një rast i mirë për të manovruar.
Sekuestrimet
Çfarë i kanë
marrë Mihal
Delijorgjit
Lokal e banesë në Sofratikë, Gjirokastër
Sipërfaqja 1783 m², në Tiranë
Sipërfaqja 733 m², në Tiranë
Sipërfaqja 585 m², në Tiranë
Sipërfaqja 661 m², në Tiranë
Sipërfaqja 2700 m², në Tiranë
Sipërfaqja 833 m², në Tiranë
Sipërfaqja 661 m², në Tiranë
Sipërfaqja 2977 m², në Tiranë
Sipërfaqja 738.5 m², në Tiranë
Sipërfaqja 661 m², në Tiranë
Truall 14.500 m², në Durrës
Truall 3523 m², në Durrës
17 pasuri të tjera