Reçi: Diktatura mbretëron në duart e pushtetit të lidershipit të Partisë Socialiste

Sondazhet e Zogby International, të bëhen publikë bashkëpunëtorët e tij
Anëtari i Kryesisë Kombëtare në PSV 91, Enver Reçi gjatë një interviste të dhënë për gazetën SOT deklaroi se kjo parti me krenari përfaqëson interesat e shtresës së ulët të popullsisë të pensionistëve, të ushtarakëve të liruar, të shtresave të mesme dhe të atyre biznesmenëve, të cilët kanë zbatuar ligjin dhe janë pasuruar vetëm në funksion të ligjit. Sipas tij, PS aktuale është nën drejtimin e udhëheqjes diktatoriale të lidershipit të saj, Edi Rama.
Çfarë përmban në program Partia e Socialiste e Vërtetë 91 dhe cili është objektivi kryesor i programit të saj?
Ka shumë dallime esenciale në raport me Partinë Socialiste ekzistuese. Së pari, kjo parti nuk përfaqëson interesat e socialistëve. Duhet thënë që lidershipi i saj nuk përfaqëson këto interesa. Së dyti, dallimet thelbësore janë që nga programi, ashtu edhe nga pikëpamja e idealeve themelore, siç është statuti i partive. Së treti, mënyra sesi ajo komportohet në paketën politike të ditës. Së katërti, ajo me këtë pozicion që mban ka cënuar thellë atë që dikur u pranua në versionin e socialistëve. Dallimet janë sa politike, aq edhe organizative. Ndryshimi themelor ka të bëjë me bazën ku do të mbështetet partia. Vetë parulla e PS aktuale Përtej të majtës dhe të djathtës provon që partia është pa identitet politik. Është një parti që, duke mos rregulla për ti vënë në oborrin e vet, kërkon të vendos rregulla jashtë oborrit të saj. Kjo është aq e pakuptimtë, por edhe aq e parealizueshme me situatën dhe sakierën politike të Shqipërisë aktuale. Ajo e ka për turp të deklarojë që është parti e majtë. Ky është një indikatë tjetër shumë i rëndësishëm me ata socialistë të vërtetë që ende vazhdojnë të mbeten pjesë e kësaj partie. Lidershipi i saj konsideron këtë parti si në përdorimin e tij që ditën që ka ardhur. Raporti dhe kompozicioni që ajo mban ndaj historisë dhe vlerave të ish- liderit socialist Fatos Nano. Nga pikëpamja organizative, sot PS është shndërruar në një parti ekzekutive. Një parti, e cila nuk njeh më rregullin bazë, atë të votës. E pranon në fillim, por në praktikë e ka shkelur vazhdimisht në votimet e fundit dhe u imponua ideja dhe mendimi për të krijuar një kastë drejtuese që ti shërbejë lidershipi të PS. Psh, Kongresi i partisë, votimet sipas parimit një anëtar një votë treguan qartë kontrollin e partisë përmes votës së anëtarëve të saj. Tashmë, PS dhe sidomos lidershipi i saj po sjellin një parti diktatoriale të Edi Ramës. Fatkeqësia nuk qëndron vetëm tek Edi Rama, por edhe tek ata shokë edhe shoqe me eksperiencë për të qenit apo të mos qenit në listat e ardhshme elektorale, të cilët kanë ndryshuar ADN socialiste dhe janë kthyer në një ADN pa identitet politik dhe organizativ. Partia PSV 91 e ka për mburrje që përfaqëson interesat e shtresës së ulët të popullsisë të pensionistëve, të ushtarakëve të liruar, të shtresave të mesme dhe të atyre biznesmenëve, të cilët kanë zbatuar ligjin dhe janë pasuruar vetëm në funksion të ligjit. PSV 91 jo vetëm që respekton historinë e lavdishme të PS, jo vetëm që respekton kontributin e madh të ish- liderit Fatos Nano, por respekton kontributin e secilit anëtar të devotshëm të kësaj partie që krijuan një histori të lavdishme që nga viti 1991 deri në vitin 2005. PSV 91 ka socialistë që kërkojnë me bindje që kjo parti të kthehet tek historia e saj e lavdishme. Udhëheqja e partisë aktuale është kthyer në një udhëheqje të asaj oligarkie financiare dhe të shesheve të ndërtimit.
Në sa nivele janë ndarë degët e partisë PSV 91?
Ne tashmë jemi nivelizuar në shumicën e qarqeve të Shqipërisë. Pjesa më e vështirë e krijimit të një partie, është pjesa e organizimit të saj. Ne duhet të shtrijmë dhe të zgjerojmë shpatullat nga pikëpamja organizative. Një parti bëhet e fuqishme, kur nga pikëpamja organizative është e fuqishme. Ajo shtrihet jo vetëm në nivel qarku, jo vetëm në nivel rrethi apo qyteti, por në nivel komune dhe qendrash votimi. Synimi jonë të punojmë seriozisht dhe ta organizojmë partinë deri në nivelin e qendrave të votimit. Patjetër që kemi pasur edhe vështirësi. Vështirësia është krijuar nga pikëpamja e mentalitetit kur kjo parti u krijua. Vështirësia e dytë, lidhet me legalizimin e kësaj partie. Së treti, padyshim që ka një kosto në këtë fushatë të egër elektorale. Në këtë hyrje në fushën e betejës të mediave të fuqishme financiare të partive të mëdha që kërkojnë ti imponojnë elektoratit nëpërmjet vlerës dhe forcës së parasë. Është e vërtetë që në kemi hasur vështirësi, por kemi gjetur mbështetje tek një pjesë e ish-socialistëve militantë, të cilët ndjejnë se PSV 91 përfaqëson interesat e socialistëve të vërtetë. Ne brenda muajit mars përfundojmë totalisht organizimin e partisë në nivel rrethi, qarku dhe qyteti. Para fushatës shtrijmë partinë në të gjitha qendrat e votimit brenda territorit të Shqipërisë.
A janë propozuar kandidatët për deputetë dhe zonat elektorale të caktuara?
Ne i mbetemi besnik njërit prej faktorëve që ne u ndamë nga Edi Rama, parimit demokratik të zgjedhjes së njerëzve. Pavarësisht se mund të ketë mendime, propozime, ide për njerëzit tanë që do të shkojnë për miratim në parlament do ti nënshtrohen vendimit të institucioneve përkatëse të parlamentit. Jashtë këtyre institucioneve nuk do të ketë vendime personale të askujt për të qenë në listën e deputetëve në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Ka gjasa që ish- lideri i PS, Fatos Nano të jetë pjesëtar i PSV 91?
Sot figura e Fatos Nanos është bërë shpesh pa të drejtë nga shtypi objekt diskutimi. Siç deklaroi edhe vetë ai, Nano flet edhe kur hesht. Askush nuk mund ta skedojë Nanon nëpër skeda të caktuara tek PS, PSV 91 apo tek LSI. Fatos Nano ka qenë dhe mbetet jo vetëm lideri historik i PS, i cili jo vetëm me praktikën dhe veprimtarinë e tij e demokratizoi PS, duke e bërë atë pjesëtare në Internacionalen Socialiste. Nano vazhdon të mbetet politikani më brilant i politikës shqiptare. Askush nuk mund ta vërë në dyshim që Nano është socialist apo i majtë, askush nuk e vë në dyshim që Nano dëshiron që e majta të vijë në pushtet, por askush nuk mund tia caktojë vendin Nanos se ku i takon. Nano është njeriu, i cili flet edhe kur hesht dhe ai mbetet simboli i socialistëve të vërtetë. Jam i bindur që Nanon jo vetëm që e respektojnë socialistët e vërtetë, por e respektojnë edhe ata që deri dje hidhnin baltë mbi figurën e Nanos, të cilët deklaronin gjëra të pavërteta të Nanos. Një nga parimet themelore që ne jemi ndarë me PS aktuale është dhe qëndrimi ndaj kontributit të figurës së Nanos në PS. Unë kam pasur rastin të jem në disa delegacione jashtë shtetit me Nanon. Dua të them se me Nanon jashtë shtetit ndihesh krenar që je shqiptar. Me Nanon mund të rrish i barabartë në çdo lloj tavoline dhe të ndihesh i respektuar.
Ka nisur plani elektoral financiar për PSV 91?
Padyshim që fushata ka një kosto të madhe financiare. Ne jetojmë në një shoqëri konsumatore, kapitaliste dhe çdo lloj veprimtarie bazohet në një kosto financiare. Ne kemi projekte të qarta dhe mbështetje financiare nga njerëz që realisht i besojnë kësaj partie. Ne nuk kemi paratë e firmave të ndërtimit, as paratë e shesheve të ndërtimit dhe as paratë e njerëzve që vihen në listat elektorale për tu bërë deputet.
Besoni se do të kemi zgjedhje transparente dhe të ndershme?
Unë deklaroj se asnjëherë nuk ka qenë faji i sistemit elektoral për zgjedhjet. Në qoftë se mendon që në momentin kur realizon një Kod Zgjedhor sesi të vjedhësh votat dhe këtu procesi është i cenuar. Njerëzit që janë të angazhuar me zgjedhjet, më përpara mendojnë sesi të manipulojnë procesin. Po tentohet një hap pozitiv lidhur me pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Kam bindjen se nuk do të arrihet që qytetarët të pajisen të gjithë me karta identiteti. Në qoftë se ke në kokë mendimin sesi të vjedhësh votat, sistemi sado perfekt të jetë nuk mund të përballojë dot rrugaçërinë dhe makutërinë e hajdutëve të votave në Shqipëri. Një pushtet me vota të vjedhura është sa i cënueshëm aq i goditur, i korruptuar dhe aq më shumë hap probleme me