E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dervishët fluturues", spektakël në amfiteatër

GJIROKASTER - Dervishët mistikë kanë dhënë dje një spektakël të vërtetë në amfiteatrin e Gjirokastrës. 

Grupi i valltarëve mistikë të ardhur nga Anadolli performuan me elegancën e tyre për 70 minuta në skenën e gurtë të festivaleve, duke përcjellë tek shikuesit e shumtë habi dhe kërshëri të pandierë ndonjëherë. Dervishët rrotullues njihen për praktikimin e rrotullimit të tyre të famshëm, i cili është një nga format e quajtura DHIKR në gjuhën persiane, e që do të thotë KUJTESË ndaj ALLAHUT-ZOTIT, tha drejtuesi i grupit, Hasan Dede, shqiptar me origjinë nga Maqedonia. Sipas tij, dervishët ose siç janë njohur që nga shekulli XIII "dervishët rrotullues" janë ndjekës të poetit persian, juristit islamik dhe teologut të Konya-s apo Turqisë së sotme, Jalal ad-din Muhammad Balkhi-Rumi. Principet e tyre janë të mbështetura tek bazat e studimit të urdhrave SUFI, të themeluara në vitin 1273, të ndjekura me besnikëri nga sulltanët HUSAMETTIN dhe VELED CELEBI. Njëri prej organizatorëve të aktivitetit, Andi Tepelena, president i shoqatës "Art Kontact" shprehet se qëllimi i dervishëve kërcimtarë është të arrijnë perfeksionin njerëzor, të arrijnë të shpërndajnë energji pozitive, duke braktisur gjatë rrotullimit energjitë negative si smirën dhe egoizmin. "E gjitha në fund të fundit është një ide e vetme që do të tregojë se, qenia njerëzore është krijuar me dashuri dhe me qëllim për të dashur dhe të gjitha dashuritë janë një urë drejt dashurisë hyjnore, ende ata që nuk e kanë shijuar nuk e njohin", pohon Tepelena.   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›