E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj rimandatohet si zv/President i KE-së

TIRANË- Aleksandër Biberaj, deputeti i Partisë Demokratike është rizgjedhur dje si zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe si zv/President i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në KE. Pasi i është nënshtruar procesit të votimit, Aleksandër Biberaj është zgjedhur dje, në mënyrë unanime, për një mandat të dytë si zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së. Po në mënyrë unanime, gjatë mëngjesit të djeshëm, deputeti i mazhorancës Biberaj ka marrë votëbesimin për një mandat të dytë edhe si zv/President i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës. Aleksandër Biberaj kishte rreth një vit që ishte zgjedhur në këto dy poste të rëndësishme në Këshillin e Evropës dhe vetëm dje ka marrë mbështetjen për të mbajtur këto dy poste edhe për një mandat të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›