E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia rrugore e rrethit të Tropojës ka përforcuar kontrollet për të eliminuar aksidentet në rrugët e këtij rrethi.

Policia rrugore e rrethit të Tropojës ka përforcuar kontrollet për të eliminuar aksidentet në rrugët e këtij rrethi.  Shefi i komisariatit të policisë së rrethit Ali Elezi tha  se "numri i aksidenteve në rrugët e këtij rrethi është fare i vogël, krahasuar me rrethet e tjera të vendit. Por pavarësisht kësaj, policia rrugore ka përforcuar kontrollet nisur dhe nga fakti se jemi në periudhën e dimrit dhe situata rëndohet nga shtresat e akullit apo nga reshjet e dëborës".      Ai vlerësoi se numri i ulët i aksidenteve në këtë rreth lidhet me punëne vazhdueshme të policisë rrugore. "Nëse çdo drejtues automjeti që shkel rregullat e qarkullimit do të ndëshkohej, aksidentet do të ishin një dukuri e rrallë", vijoi Elezi, ndërsa nënvizoi rezultatet e policisë rrugore në 20 ditët e para të janarit .      "Në këtë periudhë edhe pse nuk ka ndodhur asnjë aksident, policia e qarkullimit rrugor në Tropojë ka vazhduar aksionet me të njëjtin ritëm duke bllokuar 27 automjete per shkelje të rregullave, apo për drejtim të mjetit nga persona pa dokumente aftësie", përfundoi ai. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›