Hiqni Biberajn, vendosni Rusmalin
23/01/2009 Kryetarja e Kuvendit, Topalli, çon propozimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
Kërkesa shqyrtohet javën e ardhshme. Mungojnë konsultimet në grup. Priten debate
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkon zëvendësimin e kryetarit të delegacionit shqiptar pranë Këshillit të Europës Aleksandër Biberaj me një tjetër deputet të PD-së, Ilir Rusmalin. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërsa letra e Topallit është në shqyrtim nga strukturat përkatëse. Mësohet se letra i është drejtuar kryetarit të Asamblesë Luis Maria de Puig dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së Terry Davis. Por kërkesa bie ndesh me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka tagrin që përmes votimit të realizojë zëvendësimin e anëtarëve të delegacioneve të përhershme, procedurë që është anashkaluar nga Topalli. Shqipëria përfaqësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës krahas zëvendëspresidentit Biberaj edhe nga Kastriot Islami, Lajla Përnaska, Diana Çuli dhe Paskal Milo. Këshilli i Evropës ka në përbërje 47 vende dhe Shqipëria është vend anëtar që më 13 korrik 1995.
Kërkesa
Rreth një javë më parë kryeparlamentarja Topalli i ka drejtuar një letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, me anë të së cilës kërkon largimin e deputetit Biberaj. Letra nuk është bërë publike nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa burimet shprehen se për këtë vendim nuk ka as ndonjë konsultim me grupin parlamentar të PD-së apo forumet drejtuese të kësaj partie. Përmes letrës, në të cilën nuk jepen sqarime në lidhje me kërkesën, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë kërkon zëvendësimin e deputetit Biberaj me një tjetër deputet demokrat, ish-ministrin e Drejtësisë Ilir Rusmali. Burime pranë Kuvendit shprehen se kjo kërkesë synon të vendosë një raport të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Këshillit të Europës, edhe pse veprimtaria e deputetit Biberaj është vlerësuar maksimalisht jo vetëm nga drejtuesit e shtetit shqiptar, por edhe nga drejtues të Asamblesë. Vendimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës pritet të merret në fillim të javës së ardhshme, megjithëse kjo konsiderohet si hera e parë që në historinë e këtij institucioni ndodhin ndërprerje mandatesh pa u zhvilluar zgjedhjet parlamentare në vendet që janë anëtare të Këshillit të Europës. Në bazë të kërkesës që Topalli i ka drejtuar Asamblesë, dhe nëse ajo merret parasysh, Rusmali do të zëvendësojë deputetin Biberaj në të gjitha funksionet që ai ka, pra në postin e zëvendëspresidentit të Asamblesë dhe në atë të zëvendëskryetarit të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rrëzojë poshtë një kërkesë të tillë, nisur nga angazhimet e deputetit Biberaj në një sërë aktivitetesh dhe komisionet në këtë institucion.
Përplasjet
Ndonëse jo zyrtarisht, burime nga Kuvendi e lidhin kërkesën për zëvendësimin e deputetit Biberaj me deputetin Rusmali me përplasjet që janë krijuar mes zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të KE-së me kryeparlamentaren Topalli. Biberaj ka qenë ndër deputetët e paktë të Kuvendit të Shqipërisë që ka kërkuar vazhdimisht zhbllokimin e procesit për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, proces ky që për rreth tre vjet u la në harresë. Biberaj ka qenë një ndër iniciatorët e përshpejtimit të procesit për miratimin e ligjit, megjithëse drafti i propozuar prej tij për hapjen e dosjeve, megjithëse në përputhje të plotë me rezolutën e Këshillit të Europës, nuk është marrë parasysh. Gjithashtu angazhimet e deputetit Biberaj në procesin e lobimit për proceset integruese mund të kenë shkaktuar një xhelozi të kryeparlamentares, e cila gjatë periudhës së fundit i ka dhënë vetes atributet për sukseset në këto procese. Gjithsesi, kërkesa për zëvendësimin e deputetit Biberaj pritet të shkaktojë reagime të deputetëve demokratë, për shkak se ai njihet si një ndër ligjvënësit më konsekuent dhe me mbështetje të gjerë qoftë brenda strukturave të PD-së, ashtu dhe në grupin parlamentar.
Zgjedhja në Asamble
Aleksandër Biberaj, një nga studentët pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit ’90, është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth 2 vjet më parë. Në të njëjtën kohë Biberaj është zgjedhur edhe në postin e zëvendëskryetarit të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh parlamentar i Këshillit të Europës. Për herë të parë ka ndodhur që Shqipëria të përfaqësohej me një deputet të sajin në një post të tillë në strukturat ndërkombëtare. Biberaj ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete anëtare të Këshillit të Europës, sikundër ka luajtur një rol të konsiderueshëm në ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO apo miratimin e MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Po kështu deputeti demokrat kryeson edhe komisionin e ngritur nga Asambleja për krimet e kryera gjatë regjimit stalinist në vitet 1932-1933, të njohura si “masakra e urisë”. Nëse Asambleja Parlamentare e KE-së do të marrë parasysh kërkesën, atëherë zëvendësuesi, deputeti Rusmali, do të mbajë të gjitha funksionet që ka sot Biberaj për një periudhë 5-mujore, kohë kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.