Biblioteka e Aleks Budës, dhuratë lexuesve
Autori i Lajmit: red.
Familja e Aleks Budës, albanologut të shquar shqiptar, i dhuroi qeverisë, në dobi të publikut, bibliotekën e të ndjerit. Në këtë bibliotekë përfshihen nëntë mijë vëllime shumë të vlefshme për shkak të volumit të madh të hulumtimeve albanologjike. Akti i dhurimit, mbetet gjest fisnik që kontribuon në pasurimin e fondit albano-ballkanologjik të Bibliotekës Kombëtare. Me rastin e dhurimit të bibliotekës vetjake të akademikut Aleks Buda, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, priti sot paradite, përfaqësuesit e familjes Buda, zonjën Tatjana Buda, etj. Familja e Aleks Budës vuri në dukje se biblioteka e dhuruar përmban botime nga fusha të ndryshme të dijes, që kanë ndikuar edhe në formimin e akademikut Buda, njëri ndër albanologët më në zë të shekullit XX. Krahas botimeve-libra apo periodikë me karakter filozofik, historikë, gjuhësorë, etimologjikë etj, fushë me interes për personalitetin e këtij shkencëtari mbetet dhe letërsia artistike, e cila ndodhet e pranishme edhe ne bibliotekën e dhuruar. Në bazë të një marrëveshjeje dhurimi, të nënshkruar ndërmjet drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, dhe familjarëve të akademikut Aleks Buda, materialet e dhuruara, të cilat janë ende në proces përpunimi bibliotekar, së shpejti do të jenë në dispozicion të studiuesve. Akti i dhurimit, rreth 9.000 vëllime, mbetet gjest fisnik që kontribuon në pasurimin e fondit albano-ballkanologjik të Bibliotekës Kombëtare.
Kush është Aleks Buda
Aleks Buda u lind në vitin 1911 në Elbasan dhe ndërroi jetë më 1993 në Tiranë. Ai u arsimua në Itali dhe Austri. Pasi kryen studimet e mesme dhe të larta në Vjenë për letërsi, ai fiton titullin profesor dhe bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i saj që nga krijimi e deri në fund të jetës së tij. Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të Skënderbeut, për entrogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008