E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biblioteka e Durrësit,pesëfishon lexuesit

17/05/2005  Të rinjtë lexuesit më të shumtë

DURRES - Të rinjtë e Durrësit i janë kthyer frekuentimit të sallave të bibliotekës së qytetit. Sipas statistikatve të bibliotekës publike mësohet se numri i frekuentuesve është rritur në pesë herë dhe krahas moshave të mesme ka edhe shumë të rinj. Një fakt i tillë pas “braktisjes” së gjatë afro 10-vjeçare është

justifikuar me ndërgjegjësimin, por edhe me përgjigjet që kanë mundur të gjejnë për çështjet me interes për kategoritë që frekuentojnë bibliotekën.

Në këtë drejtim ka ndikuar edhe hapja në dy vitet e fundit e

tre librarive bashkëkohore. Këto librari kanë numëruar rreth 3 mijë tituj dhe mbajnë kontakte me 50 shtëpi botuese, duke sjellë për lexuesin botimet bashkëkohore.

Librat për lexuesit e vegjël përbëjnë mbi 40 për qind të xhiros vjetore të librarive dhe kjo është cilësuar si dëshmi e kujdesit të prindërve durrsakë për t’i ushqyer fëmijët me dashurinë për

librin.

Administratorë të librarive të reja thonë se letërsia për të rritur, e sidomos ajo e përkthyer, vazhdon të jetë shumë e kërkuar, por jo pak frekuentues kanë edhe botimet me karakter historik, psikologjik dhe filozofik.

Çimimet e larta të librave, dhe pamundësia për t’i pasur ato në bibliotekën personale, ka shtuar numrin e frekuntuesve të

bibliotekës së qytetit, e cila me fondet e vënë në dispozicion ka pasuruar herëpashere fondin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›