Hajdutë të mitur dhe “endacak” poblem për policinë në Durrës

17/05/2005 Arrestohen dy minorenë, në kërkim i treti
DURRES - Shtohet numri i të miturve, që bëhen objekt i aksioneve
të policisë së Durrësit për shkak të vjedhjes së lokaleve. Rikthimi i kësaj kategorie në qendër të shqetësimit të policisë ka bërë që unifromat blu të vendosen në pozita shumë të vështira, pasi mosha e autorëve, që kanë kryer vjedhje, nuk mund t’i penalizojë ata, megjithëse kanë konsumuar vepër penale.
Burime nga policia thonë se kjo kategori e të miturve, që kryejnë vjedhje janë të gjithë të paarsimuar, si dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë, që kanë braktisur familjet. Madje, policia ka deklaruar se nga 9 të mitur, që kanë kryer vjedhje gjatë muajit prill, 4 prej tyre janë endacakë që vinë nga rrethe të tjera për të vjedhur në Durrës.
Dje policia ka ndaluar dy të mitur të moshës 14 vjeç, L.B., F. R., ndërsa ka shpallur në kërkim B.B., të cilët kanë hyrë në Ndërmarrjen e Riparimit të Mjeteve të Hekurudhës, duke vjedhur që andej gjashtë grambolina për t’i shitur. Grupi hetimor ka mundur të zbulojë edhe autorët e vjedhjes së pajisjeve që shërbejnë për kullimin e vajrave të ndotura nga motorët e lokomotivave dhe, sipas policisë, ata janë tre të mitur, dy prej të cilëve të lindur në Lushnjë dhe një i tretë i lindur në Berat. Gjatë muajit të kaluar, fëmijë të këtyre moshave kanë kryer vjedhje të dyerve dhe dritareve të bazës ekonomike të arsimit, disa fast food-eve, agjencive detare, materiale kancelarie të Raifeissen Bank, telefona celularë etj. Për të gjitha këto raste policia ka mundur t’u kthejë të dëmtuarve sendet dhe materialet e vjedhura, ndërkohë që të miturit janë lënë të lirë.