Biblioteka për qendrat sociale
Premtimi që ka bërë ministri i Punës në ditën e të moshuarve ka nisur "fazat" e zbatimit. Shtëpitë e të moshuarve, të fëmijëve jetimë apo edhe qendrat e tjera sociale do të kenë më shumë libra, revista, gazeta e botime të kohëve të fundit.
Ngritja e bibliotekave cilësore në të gjitha qendrat sociale publike është iniciativa më e fundit që ka marrë përsipër të realizojë Ministria e Punës. Gjatë një vizite në Panairin Kombëtar të Librit në Pallatin e Kongreseve, ministri i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u kërkoi botuesve shqiptarë mbështetje për ngritjen dhe pasurimin e bibliotekave në të gjitha qendrat publike ditore dhe rezidenciale në mbarë vendin. Qëllimi i këtij projekti, sipas ministrit, është trajtimi i klientëve me shërbime cilësore. "Klientëve tani do t‘u ofrohen jo vetëm kaq, por edhe mjete e mundësi për një jetë të pasur kulturore-artistike, ku një pjesë të mirë e zë edhe leximi", sqaroi Ksera. Nga ana tjetër, botuesit e vlerësuan iniciativën e ministrit për ngritjen e bibliotekave në të gjitha qendrat publike. "Tashmë e morëm ftesën zyrtare të ministrisë dhe shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar në realizimin e saj", thanë botuesit. Ministria e Punës ishte për herë të parë pjesëmarrëse në këtë panair. Botimet e reklamuara në stendën e këtij institucioni i përkisnin kryesisht fushës së barazisë gjinore, të drejtës së punës, studimeve të tregut të punës, zbatimit të legjislacionit dhe përmbledhjeve të legjislacionit.
SH.Me.