Vendimi: S‘do të ketë mbyllje të shkollave
Mbyllja e shkollave, për shkak të shtimit të numrit të rasteve të prekura nga gripi i derrit është konsideruar e parakohshme. Nuk do të ketë asnjë mbyllje të institucioneve arsimore, madje as klasave të veçanta, të paktën nëse situata mbetet e tillë.
Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për monitorimin e situatës së gripit të derrit në vendin tonë. Sipas specialistëve, mbyllja e shkollave nuk është efektive, këtë e kanë treguar edhe rastet e vendeve ku është marrë ky vendim në kuadër të masave për përhapjen e gjerë të gripit të derrit. Shkollat me numrin më të madh të të prekurve nga gripi i zakonshëm janë tre, dy prej tyre në Tiranë dhe një në Klos.
Dje, grupi i specialistëve që monitorojnë situatën dhe në të njëjtën kohë shqyrtojnë edhe raportet e drejtorive të shkollave për mungesat gjatë këtyre dy muajve ka vendosur të vazhdojë me ekzaminimin e kampionëve në shkolla, konvikte dhe ambiente studentore. Pas mbledhjes, specialistët sqaruan se në shkolla nuk janë konstatuar raste të reja të të prekurve nga gripi i derrit, por sigurisht ka raste të reja të të prekurve nga gripi i zakonshëm. Sipas mjekëve, gripi i zakonshëm është edhe më i rrezikshëm se ai i derrit AH1N1, prandaj rekomandohet edhe higjiena e lartë, një dietë e pasur me vitamina, pushim dhe regjim i vazhdueshëm për stimulimin e sistemit imunitar. Po ashtu, vaksina e gripit të zakonshëm është një nga rekomandimet për të pasur një organizëm më të përgatitur për të luftuar viruset në përgjithësi dhe virozat e gripit në veçanti.
Një tjetër temë me rëndësi që është diskutuar dje nga specialistët, ka qenë edhe fluksi i pacientëve të prekur nga viroza e stinës. Sipas parashikimeve, fluksi duhet të niste në muajin dhjetor, ndërkohë që ka nisur që në fund të muajit tetor dhe ka vazhduar me shtim të rasteve të konsiderueshme gjatë muajit nëntor.
L.Mixha