E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden Iraku mund te kete nevoje per ndihmen amerikane edhe pas 2011s

Zv/Presidenti i Shteteve te Bashkura Xho Bajden thote se ushtaret dhe policia irakiane mund te kene nevoje per stervitjen dhe paisjet amerikane edhe pas fundit te ketij viti kur sipas planit trupat amerikane duhet te largohen nga vendi. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Meredith Bjull na sjell hollesi nga Uashingtoni.

Vizita e panjoftuar e zv/presidentit Bajden ne Irak ishte e para e nje zyrtari te larte amerikan pas miratimit te kabinetit te ri qeveritar muajin e kaluar e cila i tha fund ngercit politik te vendit.

Pas takimit me Kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki dhe zyrtare te tjere ne Bagdad zoti Bajden tha se Iraku eshte ne prag te nje tranzicioni te suksesshem qe do te kete nje ndikim pozitiv ne Lendjen e Mesme.

Mendoj se populli irakian per here te pare ne historine e tij eshte afer krijimit te nje vendi me te vertete demokatik te qendrueshem dhe me vullnetin e Zotit te bagate qe mund te kete nje ndikim te madh ne gjithe rajonin.

Shtetet e Bashkuara i dhane fund misionit te tyre ne Irak ne gusht te vitit te kaluar dhe kane planifikuar terheqjen e tyre te plote deri ne fund te ketij viti.

Zoti Bajden tha se megjitheqe forcat irakiane te sigurimit te stervitura nga ushtaret amerikane vazhdojne te aftesohen me tej ka te ngjare qe ato te kene nevoje per asistencen amerikane ne te ardhmen.

Misioni jone ka ndryshuar ndjeshem qe nga shtatori. Por ai do te ndryshoje perseri ne fund te 2011. Ndoshta ne do te jemi ne pozita qe te ofrojme mbeshtetjen tone dhe ne disa aspekte ti stervitim dhe pajisin ato.

Kryeministri Maliki eshte nen presion nga anetaret konservatore shite te qeverise se koalicionit qe te mos e zgjate pas fundit te ketij viti pranine ushtarake amerikane ne Irak megjithese si zyrtaret irakiane ashtu edhe ata amerikane thone se deri atehere vendi nuk do te jete ende ne gjendje te mbroje kufijte e tij.

Zoti Bajden foli para qindra ushtareve amerikane ne bazen e tyre ne Bagdad duke lavderuar kurajon e tyre dhe theksoi se mbi 4400 trupa amerikane jane vrare dhe rreth 32 mije jane plagosur qe nga pushtimi i vendit ne vitin 2003.

Zv/presidenti Bajden foli me emocione per sakrificat e ushtareve amerikane dhe per vizitat qe u ka bere trupave te plagosura neper spitalet ushtarake.

Dhe ajo qe me mahit.... Ajo qe me mahnit eshte se ne cilindo spital qe shkoj kur i pyes ushtaret detaret marinaret aviatoret e plagosur se cfare mund te bej per ta pothuajse pa asnje perjashtim marr pergjigjen Zoti zv/president a mund te me ndihmosh te kthehem prane njesise time.

Zv/presidenti Bajden shkoi ne Irak pas vizitave ne Pakistan dhe Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›