E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimet, përditshmëri në Somali

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 18:30

Një ekzekutim gjakftohtë, gjatë të cilit janë lejuar që të bëhen edhe foto nga një distancë e caktuar. Fotografia që shihni, është bërë gjatë “punës” së një toge ekzekutimi, në Mogadisho të Somalisë.

Trupat qeveritare janë duket ekzekutuar dy ish-ushtarakë të forcave kryengritëse, që akuzohet për vrasje.

Pas gjyqit, ata janë lidhur në disa drurë të mëdhenj të ngulur në tokë.

U është mbuluar fytyra dhe më pas toga e pushkatimit i ka qëlluar më breshëri.

Për tu siguruar që kanë vdekur, një ushtar afrohet dhe i qëllon nga një distancë e afërt në kokë.

Çdo gjë, ekzekutimi dhe goditja e fundit bëhen me një qetësi, sikur në vend të tyre të ishin kafshë dhe jo njerëz.

Më pas, ish-kolegët ushtarakë me një çarçaf marrin trupin dhe e çojnë në vendin ku digjen kufomat.

Siç raporton gazetar i AFP-së, kjo është një dite pune e zakonshme e togave të ekzekutimit, në vendin e ndarë më dysh nga lufta civile dhe nga konfliktet fetare.

Shpesh herë, togat e ekzekutimit i bëjnë këto shfaqe në mes të publikut.

Frika është mënyra më e mirë për të mbajtur turmat nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›