Biden viziton Kosovën në fillim të javës që vjen
Prishtinë -Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden në fillim të javës që vjen do të vizitojë tri vende të Ballkanit, në mesin e tyre edhe Kosovën. Kjo do të jetë vizita e nivelit më të lart në Prishtinë e një zyrtari amerikan pas pavarësimit të Kosovës.
Mesazhi i zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë do të jetë mbështetja për pavarësinë dhe paprekshmëria e saj territoriale si dhe inkurajimi në ndërtimin e mëtejmë të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Biden për rreth dy dekada ishte ndër mbështetësit kyç të pavarësisë së Kosovës. rtk