Mitrovicë, EULEX-i merr të gjitha masat për sigurinë
Mitrovicë- Zyrtarë të EULEX-it në Mitrovicë, thanë sot se janë marrë të gjitha masat për menaxhim të situatës në veri, në rast se serbët fillojnë pastrimin e gërmadhave në pronat që i kanë blerë në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, që është paralajmëruar të bëhet nesër. Përfaqësuesja e këtij misioni në Komitetin për Siguri, Sari Rask, tha se në lagje nuk do t’u lejohet qasja e personave të tjerë, por vetëm atyre që punojnë.
Me kërkesë të policisë së EULEX-it, pala shqiptare ka dorëzuar listën e punëtorëve, përderisa pala serbe ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sa i përket situatës së sigurisë në veri të Mitrovicës, Avni Zahiti, përfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, tha se gjatë javës së fundit, protestat në “Kroin e Vitakut”, kanë qenë të nivelit të ultë, kurse policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEKS-in dhe KFOR-in ka kryer detyrat e veta, duke menaxhuar me sukses gjendjen.
Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi tha se nuk është njoftuar nga askush zyrtarisht për ndërprerjen e protestave nga ana e serbëve pas, siç thuhet, arritjes së një marrëveshje. Rexhepi tha se komuna nuk ka qenë e përfshirë në bisedime. Sido që të jetë, ndërprerja e protestave vlerësohet një shenjë e mirë pasi edhe pjesëtarët e komunitetit serbë e kanë kuptuar se kundërshtimi i rindërtimit ka qenë një absurditet. rtk/start