E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Anëtarësimi në NATO, rruga e sigurt për Kosovën

Prishtinë-Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se anëtarësimi në NATO i Kosovës, është alternativa e vetme për të siguruar paqe afatgjatë. Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të dorëzojnë kërkesën për të qenë pjesë e partneritetit për paqe pasi kështu nis rrugëtimi i vendit për anëtarësim të plotë në këtë organizatë.

“Kosova si pjesë e NATO-s është orientim strategjik prandaj,gjitha partitë politike janë dhe dihet të jenë unike në këtë drejtim”, deklaroi Çeku në konferencën “Rruga drejt anëtarësimit në NATO” të mbajtur në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›