Nimiç letër presidentit Cërvekovski
Prishtinë-Ndërmjetësuesi i OKB-së, për çështjen e emrit midis Shkupit dhe Athinës, Metju Nimiç i ka dërguar një letër presidentit maqedonas në largim Branko Cërvekovski. Diplomati Nimic i shpreh falënderime presidentit Cërvekovski për rolin konstruktiv që ka luajtur ai në procesin e negociatave mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit.
“I nderuar president,me rastin e përfundimit të mandatit tuaj presidencial më lejoni t’ju shpreh falënderimet për mikpritjen që e keni bërë ndaj meje në vitet e kaluara dhe admirimin tim për rolin e liderit që e keni luajtur në angazhimet tona për zgjidhjen çështjes së emrit. Ishit përfaqësues efektivë për pozicionet në të cilat keni besuar dhe sipas vlerësimit tim, nëpër vitet e kaluara keni treguar përkushtim të thellë për zhvillimin e popullit tuaj, vendit dhe rajonit. E di se do të vazhdoni të luani rol të rëndësishëm në jetën politike në vendin tuaj”-shkruan ndër të tjerash në letër kryenegociatori Nimiç.