E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, mungesa e energjisë, protestojnë sërish serbët

Gjilan -Banorët serbë të Gjilanit kanë vijuar protestat e tyre për energjinë elektrike. Pa ndonjë njoftim paraprak, ata kanë protestuar pasditen e së hënës. Banorët serb të fshatit Pasjan, të revoltuar kanë kërkuar rikthimin e energjisë elektrike, megjithëse nuk e paguajnë atë. Disa banorë të Pasijanit kanë thënë që e gjithë kjo serbëve po u bëhet qëllimisht që ata të pajisen me gjeneratorë dhe nga kjo të përfitoj qeveria e Kosovës. Protesta e banorëve të Pasjanit është shpërndarë e qetë, derisa e pritur nuk është organizuar protestë në fshatin Ranillug.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›