Bie Skenderbeu Teuta ne krye

Gjithashtu, fusha e Flamurtarit mbetet një tabu për ujqërit e dëborës, që nuk marrin pikët e plota në qytetin bregdetar prej 36 vjetësh dhe për ta ndryshuar këtë trend negativ duhet të presin minimalisht sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër, vlonjatët e Shkëlqim Muçës konsolidojnë pozitat në vendin e katërt.
Nga hapi fals i Skënderbeut ka përfituar Teuta, që mposhti pa vështirësi 2-1 Shkumbinin dhe tashmë merr kreun e Superligës, me 49 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi. Durrsakët i fallen dy golave të 21-vjeçarit Ansi Nika në fraksionin e parë të lojës, ndërsa rrjeta e Roland Dervishit për peqinasit nuk ia prishi festën skuadrës së Hasan Likës.
Pikët e plota i merr edhe Tirana, që ngjitet në kuotën e 46 pikëve, vetëm një më pak se Skënderbeu. Edhe pse në letër sfida e bardhebluve me Tomorin dukej thjesht një formalitet, gjërat në fushën e lojës kanë rrjedhur ndyshe.
Për fitoren e Tiranës u nevijot një gol i Bekim Balës në minutën e parë shtesë të takimit, ndërsa skuadrat e mbyllën takimin me nga 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Pishës dhe Ofoje, që debatuan ashpër në fushë.
Në takimet e tjera të javës së 22-të, Kamza fitoi 3-1 në shtëpi me Laçin dhe falë rrjetave të Manukës, Karapicit e Tepshit merr tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërsa takimi Pogradeci-Bylis përfundoi në barazim 1-1.