E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari thuajse në superligë, Lushnja ngec në Gramsh

Java e 27-të e kategorisë së parë ka konfirmuar Luftëtarin që me fitoren 3-0 në Ersekë marshon i sigurtë drejt ngjitjes në kategorinë superiore. Kukësi nuk ka luajtur sot, pasi Skrapari është tërhequr nga kampionati dhe në mesjavë pritet që Komisioni i Disiplinës ti japë fitoren në tavolinë kukësianëve. Lushnja ka frenuar në momentin që kërkohej sprint për të parakaluar Kukësin, ndiekësin më të afërt. Por Lushnja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Gramshit.  Padyshim që ky brazim ka ngrohur kukësianët,  pasi janë disi më të qetë në vendin e dytë. Besa pas një seri rezultatesh zhgënjyese arrin të fitojë 2-0 ndaj Burrelit, ndërsa Besëlidhja ka ndaluar në Velipojë, pasi është mundur 1-0. Por e habitëshme është se sa lehtë fitojnë skuadrat e fundit të rënditjes në këtë javë të 27-të. Himara fiton 2-1 në transfertën e Mamurrasit, Vlora fiton 2-1 me Elbasanin, ndërsa Ilirisë i mjafton një gol për të kaluar Butrintin.

Java e 27-të e Kategorisë së parë

Gramozi-Luftëtari   0-3

Mamurrasi-Himara  1-2

Kukësi-Skrapari      su luajt

Ada-Besëlidhja        1-0

Gramshi-Lushnja     0-0

Iliria-Butrinti             1-0

Besa-Burreli             2-0

Vlora-Elbasani         2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›