Bie avioni amerikna në Gramsh, 9 në bord

01/04/2005 Pak minuta pas ngritjes nga Rinasi, avioni ushtarak është përplasur në malin Gegë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas flakë të mëdha.
GRAMSH – Një avion ushtarak amerikan ka rënë, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme, në një nga malet në afërsi të Gramshit, konfirmuan mbrëmë vonë nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Rendit.
Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i madh në malin Drizë rreth 40 km larg qytetit të Gramshit dhe më pas flakë të mëdha kanë bërë që menjëherë të sinjalizohen insitucionet policore. Por zhdukja e avionit është diktuar menjëherë edhe nga llokacioni ushtarak në Rinas. Ndërkohë mësohet se, para rënies së avionit, një sinjal SOS, i lëshuar nga ai, është kapur nga Kulla e Kontrollit e aeroportit të Brindizit në Itali. Mësohet se në avionin amerikan C 130, kanë qenë në bord nëntë ushtarakë përfshirë edhe ekuipazhin e avionit.
Menjëherë pas mësimit të lajmit të rëndë janë nisur në drejtim të Gramshit katër helikopterë luftarakë, që pritet të kenë dhënë ndihmën e parë, nëse nga përplasja ka mbetur diçka për t’u mdihmuar. Avioni po kryente një fluturim shërbimi, në kuadrin e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake shqiptaro-amerikane, ndërsa të parët që kanë njoftuar rënien e tij kanë qenë banorë afër vendit të ngjarjes.
Vendi i vështirë, ku ka rënë avioni, e ka bërë më të pamundur mësimin e të dhënave të reja rreth fatit të personave që kanë qenë në avion. Disa minuta pas mesnatës, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të komisariatit të Policisë së Gramshit. Ndërkohë, mësohet se zona ku ka rënë avioni, është izoluar nga bora.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimi, ka drejtuar operacionin, ndërkohë që edhe drejtues të shtetit janë njoftuar menjëherë dhe janë përfshirë në kujdesin e mbarëvajtjes së aksionit të shpëtimit.
Nga ana e qeverisë shqiptare, menjëherë pas njoftimit, mësohet se është ngritur një ekip emergjence.
Ky është rasti i dytë i rënies së një avioni amerikan në Shqipëri pas rrëzimit të një apashi gjatë stërvitjeve të trupave amerikane në vitin 1998 në bregdetin e Adriatikut.