Policia bashkiake “sulm” tregtarëve
01/04/2005 Fier - Policia bashkiake e Fierit është hedhur në një aksion disa ditor, që do të shërbejë për shtimin e territoreve publike për banorët.
Kështu të gjithë tregtarët, të cilët tregtojnë jashtë subjekteve të tyre janë gjobitur nga uniformat e policisë bashkiake të Fierit.
Ka qenë një urdhër i lëshuar nga kryebashkiaku Baftjar Zeqo,
për të nisur një aksion-kontroll, i cili është përqëndruar në qendër të qytetit dhe vendosur gjoba me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh të reja të gjithë tregtarëve, të cilët e kanë shtrirë aktivitetin e tyre privat jashtë dyqaneve të tyre. Marrja e kësaj mase vjen pas paralajmërimeve të bëra prej kohësh nga blutë e Bashkisë Fier dhe qëllimi i këtij aksioni është vendosja e një rregulli dhe krijimi i hapësirave të nevojshme në qarkullimin e Fierit.
Mësohet, prej kreut të Policisë Bashkiake, Agron Dyrmishi, se aksioni i nisur do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, duke u intensifikuar në të gjithë hapësirat e qytetit të Fierit, deri te tregtari më i vogël ambulant në një zonë dytësore të qytetit, i cili “zapton“ territoret publike të qytetit.