Zjarri i dogji shtëpinë, 4 muaj në qiell të hapur
01/04/2005 Berat- Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga shkrumbosja e tri banesave të tre familjeve të lagjes “13 Shtatori”, ende dy familje jetojnë si në mesjetë. E ndimuar nga bashkia familja e Shpëtim Polovinës, ka qëndruar për më shumë se dy muaj dhe më pas i është kthyer sërish kasolles prej plasmasit, sepse sipas tij, bashkia nuk i siguroj asgjë nga premtimet e bëra. Janë 13 banorë të tre familjeve Bilali, dhe dy Polovina, të cilave pas një zjarri të rënë në shtëpitë e tyre kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe nën strehën e qiellit. Banesa 250-vjeçare, që gjendet në lagjen “13 Shtatori” në qytetin e Beratit është përfshirë nga flakët në orët e darkës të tre dhjetorit. Banorët e tre familjeve, që gjendeshin brenda, kanë dalë menjëherë përjashta, dhe prej asaj nate dy nga tre familjet kanë ngelur në qell të hapur. Më i rrezikuar ka ngelur nga djegia e shtëpisë familja e Shpëtim Polovinës, e cila ende vazhdon të jetoj në një kasolle të improvizuar me plasmast. Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi tha, për gazetën, se deri tani është mundësuar gjetja e një sasie të vogël fondi. Ndërkohë ekspertët po punojnë që të paraqisin projektin e ndërtesës dhe me një vendim të posaçëm do të vazhdojë ngritja e saj.