E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burimi i Bogovë, kërcënohet nga shkatërrimi

01/04/2005  Skrapar - Vendburimi i Bogovës dhe ujësjellësi ndodhen në rrezik, ndërsa banorët mund të ngelin pa ujë të pijshën muajt e ardhshëm. Për këtë arsye, banorët të alarmuar nga trubullimi i tejzgjatur i vendburimit, prej të cilit furnizohen me ujë të pijshëm mbi 120 mijë frymë, janë mbledhur për të marrë masa. Grupi i komunitetit të zonës ka theksuar se, së shpejti do t’i dërgojnë një peticion pushtetit vendor dhe instancave të larta të shtetit, për t’i kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shfrytëzimit që po i bëhet pllajës mbi pikën turistike të Bogovës, deri në pllajën ku gjendet aktualisht edhe gjurma e “Abas Aliut”. Nxjerrja e pllakave të gurit, me qëllim tregtie jashtë kufijve, po dëmton çdo ditë vendburimin e ujit. Në peticion banorët kërkojnë, ndalimi i nxjerrjes së pllakave, rrethimin e vendburimit në një sipërfaqe sa tri herë ajo aktuale. Midis të tjerave, banorët kërkojnë të shfrytëzohen edhe ujërat e tepërta, të sigurohet infrastruktura e zonës turistike për të lejuar edhe investimet madhore në vendburimin aktual, të sigurohet dhe të rrethohet edhe vendi ku është gjurma e “Abas Aliut”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›