Përfundon regjsitrimi i zgjedhësve, pritet shpallja e listave

01/04/2005 Qarku i Elbasanit respekton afatin
ELBASAN - Pavarësisht problemeve të konstatuara për hartimin e listave të zgjedhësve, sidomos në komunat e largëta, Qarku i Elbasanit duket se do të ketë gati ditën e parë të prillit listat e zgjedhësve për të gjitha njësitë vendore.
Nga informacionet e marra në prefekturën e Elbasanit, mësohet se ka përfunduar mbërritja e të gjitha të dhënave edhe nga komunat e largëta dhe regjistrimi është mbyllur dje, më 31 mars, afat ky i përcaktuar për hedhjen e emrave të votuesve në regjistrat e përkohshëm dhe të përhershëm.
Qarku i Elbasanit ka gjithsej 267307 votues në katër rrethe dhe 7 bashki. Bashkia më e madhe në qark është Elbasani, njësitë vendore të të cilit e kanë mbyllur procesin e hedhjes së listave të zgjedhësve 3 ditë më parë.
Mësohet se më të vonuarat në këtë proces janë komunat Stëblevë, Stravaj dhe Orenjë. Në këto komuna, pavarësisht informacioneve paraprake për përfundimin e procesit të hedhjes së emrave të votuesve, vonesat e shkaktuara do të kenë efektin e tyre në mbylljen pa probleme të procesit të hartimit të listave. Informacionet më të fundit duhet të kishin mbërritur më 31 mars, duke i dhënë fund fazës së parë të hartimit të listave zgjedhore për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë verifikimit dhe saktësimit të tyre, fazë e cila i ngarkohet me përgjegjësi drejtuesit të njësisë vendore.
Elbasani (rrethi)
175942 zgjedhës
Elbasani (bashkia)
75000
Librazhdi
43717 zgjedhës
Gramshi
24291 zgjedhës
Peqini
23357 zgjedhës