Plakja e popullsisë, kërcënon Elbasanin

01/04/2005 Raporti lindje-abort 2 me 1. Ulet numri i lindjeve, shtohen abortet
ELBASAN - Një nga fenomenet kërcënuese për disa vende të Evropës ka shfaqur shenjat edhe në Shqipëri. Plakja e popullsisë në Elbasan do të përcaktohet në bazë të uljes së numrit të lindjeve, nga viti në vit dhe në bazë të statistikave.
Në vitin 2001, në rrethin e Elbasanit, janë regjistruar 1800 foshnje të lindura, ndërsa në vitet e tjera ka patur një ulje të ndjeshme për të mbërritur në vitin 2004, ku janë regjistruar 1100 lindje. Raporti i lindjeve me abortet, është 2 me 1 dhe kjo është shndërruar në një mundësi më tepër për të zgjedhur abortimin, i cili duket se është një zgjedhje e lirë e prindërve për fëmijën e padëshiruar.
Sipas obsteter gjinekologut pranë spitalit obsetrik-gjinekologjik të Elbasanit, Kasëm Dylgjeri, në një vit regjistrohen rreth 600 aborte vetëm në qytetin e Elbasanit. Nga këto, 10 deri në 15 për qind e aborteve janë spontane, ndërsa pjesa tjetër është pasojë e dëshirës së vetë çiftit, sipas tij.
Faktorët që çojnë në abortim janë sociale, ekonomike, por edhe shkencore, siç janë zhvillimet e vonshme të fetusit, anomalitë e hasura nga nëna gjatë kohës së shtatzënisë. Ndërkohë 80 për qind të aborteve varen nga kushtet sociale, duke u shndërruar në një zgjedhje e çiftit për shkak të kushteve sociale dhe ekonomisë së dobët. Një pjesë e madhe e tyre janë pasojë e një shtatzënie të rastësishme apo të padëshiruar.
Sipas gjinekologut Dylgjeri, moshat më të prekura nga akt-abortet janë 30 deri në 35 vjeçe. E rëndësishme është, sipas tij, mungesa e aborteve të provokuara në mënyrë primitive, siç ndodhte rëndom para 15 viteve, nga të cilat, dy deri në katër gra në vit vdisnin si pasojë e hemorragjive.
Për temën e aborteve, komentet janë të pakta dhe vetë gjinekologët evitojnë në shumicën e rasteve të flasin. Shumica trajtohen privatisht dhe një pjesë konstatohen në spital, duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Faktet flasin për një rritje të numrit të aborteve dhe ulje të foshnjeve të lindura, gjë që do të përkthehet për pak vite në mplakje të popullsisë.
1800 lindje
viti 2001
1300 lindje
viti 2003
1100 lindje
viti 2004
600
aborte në vit
Faktorët e abordit
sociale
ekonomike
shkencore