Qeveria, plan pune shtesë për veriun e vendit

Video:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/N11RPwT63O8','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Prishtinë, 23 Janar NOA - Kryeministri i
Kosovës fton kabinetin e tij për një angazhim shtesë, në ditët e ardhshme për
implementimin e strategjisë për veriun dhe të krijimin e fondit të veçantë nga
Qeveria e Kosovës në mbështetje të strategjisë zhvillimore.
Qeveria ka përkrahur sot informatën e
Ministrisë së Administratës Publike lidhur me zbatimin e Planit të akomodimit
për stafin e Qeverisë konform Planit Strategjik të Akomodimit.
Ministri Arsim Bajrami ka pohuar që nga e hëna
në objektin e ish-Rilindjes do të fillojë edhe vendosja e MAP, MD, MAPL dhe
MAPH .
Me implementimin e këtij plani po përfundojmë
komplet projektin e bartjes së ministrive nga objektet private në objektet
publike, pohoi ministri Bajrami.
Qeveria në mbledhjen e sotme i ka dhënë
përkrahje të plot aktiviteteve të Ministrisë së Transportit dhe
Telekomunikacionit ( MTPT) lidhur me koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të
Prishtinës.
Sipas ministrit Fatmir Limaj partneriteti
publiko-privat në ANP tashmë është në fazën finale të implementimit. Nga data
27 deri më 29 janar të këtij viti do të organizohet një konferenca treditore me
qëllimin që kompanitë e interesuar të japin ofertat e tyre rreth
draft-kontratës.
Po sot Qeveria i ka dhënë mbështetje ndërtimit
të hidrocentralit të Zhurit Ministrja Justina Shiroka-Pula ka njoftuar se punët
rreth këtij projekti janë në rrugë të mbarë . Hidrocentrali do të ketë
kapacitet prej 305 megavat dhe investimet e planifikuara janë mbi 350 milionë
euro, theksoi ministrja Shiroka- Pula.
a.b/NOA