Durrës, dispanseria rrezikon shembjen, protestojnë mjekët për pallatin në ndërtim

>Mjekët kërkojnë ndihmë nga instancat shtetërore
Rreziku që vjen nga ndërtimet në themelet e vjetra të godinave ekzistuese, po kthehet në një ankth të vërtetë në Durrës. Tashmë verifikohet rasti i dytë brenda një jave, ku pallatet e reja rrezikojnë shembjen e godinave të vjetra. Një pallat që është duke u ndërtuar në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit ka vënë në rrezik godinën e dispanserisë. Në lidhje me këtë ndërtim, mjekët e dispanserisë kanë protestuar, ndërkohë që për disa orë nuk janë zhvilluar vizita të pacientëve. Shqetësimet dhe protestat e mjekëve lidhen me ndërtimin e pallatit fare pranë godinës, gjë që ka shkaktuar çarje dhe plasaritje të mureve si dhe çedim të themeleve. Mesa duket ndërtuesit e pallatit nuk e kanë respektuar plotësisht lejen e marrë nga bashkia, përkundrazi kanë kryer punime në një sipërfaqe më të madhe se ajo e parashikuar duke rrezikuar shembjen e dispanserisë. Futja e mjeteve të rënda të këtij pallati dhe sidomos gërmimi i themeleve deri afër ndërtesë së dispanserisë, kanë shkaktuar plasaritje të shumta në muret e të dy kateve të saj. Ne kemi protestuar disa herë dhe kemi njoftuar drejtorinë e spitalit dhe bashkinë. Kemi marrë kontakt edhe me përfaqësues të firmës ndërtuese, por ata janë tallur me ne. Ne shohim çdo ditë se ndërtesa po çahet për shkak se kanë ardhur deri tek muret e saj me mjete të rënda", është shprehur përgjegjësja e infermierëve të dispanserisë, Vjollca Dalipaj.
Alarmi i mjekëve
Mjekët e dispanserisë janë alarmuar ditën e shtunë, kur firma ndërtuese bllokoi komplet hyrjen e dispanserisë, nga hyn personeli dhe njerëzit që shkojnë për vizitë. Fadromat e saj kanë shkallmuar dhe rrëzuar portën e hekurt si dhe murin rrethues. Ditën e djeshme drejtori i spitalit të Durrësit i ka dërguar një shkresë tjetër në drejtim të Policisë Ndërtimore të Durrësit, Ministrisë së Shëndetësisë, Prefekturës dhe Bashkisë së Durrësit në lidhje me këtë situatë. Në shkresën e firmosur nga drejtori Neritan Myderrizi thuhet se "firma ndërtuese "LIM EM shpk Tiranë gjatë kohës që po kryen ndërtimin e një pallati në afërsi të Dispanserisë ka dëmtuar objektin, ka prishur murin rrethues dhe tani po cënohet edhe vetë qëndrueshmëria e ndërtesës". Mjekët e dispanserisë shprehen se mjetet e firmës, futen para godinës së dispanserisë dhe kanë krijuar gropa shumë të mëdha duke cënuar themelet. Ata kanë paralajmëruar se do të pezullojnë punën në rast se nuk ndërhyhet në kohë, pasi në këto kushte edhe teknikisht ato e kanë të pamundur të punojnë për shkak se rrezikohen shumë të qëndrojnë brenda një ndërtese me themele të dëmtuara dhe mure të çarë. Precedent tjetër i këtij lloji është dhe një pallat në qytetin e Durrësit, i cili rrezikohet të shembet për shkak të punimeve që janë duke u kryer në themelet e tij nga një subjekt privat. Bëhet fjalë për pallatin nr 603 në lagjen nr 12 të qytetit të Durrësit, i cili në rast se nuk ndërhyhet, mund të pësojë fatin e pallatit që u shemb dy muaj më parë në qytetin e Gjirokastrës. Pallati në fjalë përbëhet nga një fasadë pothuajse e shkatërruar së bashku me ballkonet e tij, por plasaritjet e mureve fillojnë nga kati i parë deri në të pestin. Në këtë pallat banojnë 20 familje dhe ata kanë kërkuar që të ndërpriten punimet sepse rrezikohet jeta e tyre.