E Diel, 1 Nëntor 2026

Djeg banesën e tij, shpallet në kërkim 45 vjecari nga Elbasani

>Një 47- vjeçar është shpallur person në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale të Shkatërrimit të pronës me zjarr. Burime të policisë lokale bënë të ditur se është shpallur person në kërkim Gramo Dine, 47 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Qemal Stafa në Elbasan, i dënuar një herë më parë për veprën penale Plagosje të rëndë. Të njëjtat burime saktësojnë se ky shtetas në orët e vona të një nate më parë, pas një konflikti me bashkëshorten e tij Z. K., 44 vjeç, ka hedhur një sasi benzine banesës ku jetonte, duke i vënë flakën dhe më pas është larguar. Menjëherë nga ana e policisë u dërgua grupi hetimor si dhe mjetet zjarrfikëse të cilat bënë të mundur lokalizimin e zjarrit. Nga veprimet e para rezulton se në këtë banesë janë dëmtuar pjesërisht disa orendi shtëpiake. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›