E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politeknik

Nisur nga nevoja dhe dëshira e përbashkët për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë, Energjitikës, sot më dt. 22.01.2010 këto dy institucione lidhen një marrëveshje bashkëpunimi midis tyre. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në përmirësimin e veprimtarisë mësimore e shkencore universitare, në rritjen e kulturës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qarqeve akademike universitare; duke i shërbyer zhvillimit teknologjik, ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe veçanërisht të kryeqytetit.
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Akad. Jorgaq Kaçani, dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zoti Dritan Prifti shprehën gatishmërinë për një angazhim tepër serioz në ketë bashkëpunim institucional, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit ekonomik dhe politik të Shqipërisë drejt Evropës.
Qëllimi praktik do të jetë identifikimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin e sektorit publik dhe privat të ekonomisë, duke forcuar lidhjet e universitetit me veprimtaritë konkrete të ministrisë, për të zgjeruar auditorët jashtë hapësirave të universitetit, për identifikimin e problemeve me interes të ndërsjellët dhe të rrugëve për zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›