Bie çmimi i naftës në vend
Forcimi i dollarit në mbarë botën, ka bërë që ditët e fundit të ulet ndjeshëm në bursat e Nju Jorkut. Ditët e fundit çmimi i naftës në bursë ka arritur në 68.7 dollarë fuçia, duke bërë që të rritet edhe prodhimi i tyre për shkak të rritjes së kërkesës. Ndërsa në vendin tonë prej disa javësh çmimi i naftës ka ngelur i pandryshuar. Edhe për gjatë kësaj fundjave, nafta në vendin tonë është ulur me 3 lekë, ku një litër benzinë po vijon të shitet me 132 lekë, ndërsa
një litër naftë Eurodisel shitet me 127 lekë dhe një litër naftë Disel vazhdon të shitet me 124 lekë. Grosistët shprehen se çmimi i naftës në vendin tonë do të fillojë uljen mbas festave, për shkak se atëherë d të fillojë dhe furnizimi i ri i kompanive me naftë. Gjithashtu prej pak ditësh ka filluar dhe pajisja me kasa për të gjitha pikat e karburanteve. Kjo është menduar dhe si mënyra më e mirë nga ana e qeverisë dhe IQT-së për kontrollin e cilësisë së karburanteve në vend, pasi deri më sot ky ka qenë një problem për të gjithë konsumatorët.