E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Digat në veri të sigurta, situata nën kontroll të vazhdueshëm

Reshjet e shumta të rëna gjatë ditëve të fundit, e kanë përkeqësuar së tepërmi situatën në veri të vendit, ku disa zona rrezikojnë përmbytjen. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti tha se situata është e vështirë, por për momentin gjithçka është nën kontroll. Situata vazhdon të jetë e vështirë. Ka pasur një përmirësim në orët e mëngjesit sepse kanë rënë prurjet. Ato pothuajse janë përgjysmuar. Po të kemi parasysh që në dy

ditët e ardhshme priten reshje të dendura sipas parashikimeve, situata e vështirë nuk ka kaluar. Në rrezik është një zonë në Shkodër, ndërsa mbetet në kontroll situata në pjesët e tjera të vendit. Nuk ka informacion që të kenë nisur evakuimet apo të ketë përmbytje në zona të banuar, u shpreh ministri Prifti. Ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur nën kontroll gjendjen, pasi gjatë ditëve në vijim mund të ketë reshje të tjera. Ne kemi marrë të gjitha masat, kemi çuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës dhe të Tiranës që janë dislokuar atje. Kemi marrë masa nëse do të ketë nevojë të bëhen avakuime të detyruara të banorëve, vendet ku do strehohen ato dhe kushtet. Ndërkaq në Vaun e Dejës vazhdojnë shkarkimet me rreth 300 metër kub në sekondë për të qenë të përgatitur dhe për një situatë edhe më të keqe dhe nga Ulza në Shkopet gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës janë bërë shkarkime rreth 250 metër kub në sekondë. Patjetër edhe atje jemi duke e ndjekur situatën minutë pas minute dhe atje jemi duke e mbajtur nën kontroll situatën tha Prifti. Pavarësisht pakësimit të reshjeve, ende nuk mund të thuhet se situata e rrezikut nga prurjet e mëdha në liqene nuk është tejkaluar, vijoi ministri Prifti. Gjithashtu ai theksoi se gjendja mbetet e rënduar por nën kontroll. Sipas tij, zona më e rrezikuar mbetet Shkodra, por janë marrë masa për të evakuuar banorët në rast se do të jetë e nevojshme. Sipas ministrit për të shmangur çdo situatë katastrofe janë hapur portat në hidrocentrale për të shkarkuar ujin. Aktualisht është ulur niveli i importit të energjisë elektrike, për të prodhuar sa më shumë nga hidrocentralet në vend. Niveli i ujit në Hec-et kryesore, Koman, Vau i Dejës, Fierzë ka arritur pranë kufirit maksimal. Reshjet e shumta të shiut, kanë sjellë të njëjtën situatë si dhe në vitet e shkuara, ku niveli i ujërave në hidrocentrale ka shkuar drejt pikës maksimale, dhe jo pak herë ka pasur dhe përmbytje.

Last Updated on E Hene, 28 Dhjetor 2009 21:51

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›