E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritja ekonomike e Shqipërisë ka pësuar ulje gjatë tremujorit të tretë

Rritja ekonomike e Shqipërisë, pranë shifrave të publikuara nga FMN dhe BERZHTë dhënat e fundit po tregojnë se rritja ekonomike e Shqipërisë përgjatë këtij viti nuk do të jetë në shifrat e pritshme, të cilat llogariteshin në 5.9 për qind. Optimizmit të zyrtarëve se ekonomia jonë po ecën me ritme të kënaqshme rritjeje ja ka lënë vendin parashikimit të ekspertëve, sipas të cilëve gjashtë mujori i dytë do të sillte një tkurrje të aktivitetit ekonomik. Ashtu siç dhe ishte parashikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore për

Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia shqiptare për gjatë këtij viti do të ketë një rritje prej vetëm 3 për qind. Instituti i Statistikave ka konfirmuar zyrtarisht se ekonomia ka ngadalësuar fort ritmet e rritjes. Sipas këtij institucioni në tremujorin e tretë të vitit, rritja ekonomike sipas INSTAT ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1997. Ky parashikim është konfirmuar nga Instituti i Statistikave, i cili tha se ekonomia në 3 mujorin e tretë, të vitit është rritur me vetëm 0.4 për qind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kjo shifër është dukshëm më e ulët se 6 mujori i parë, kur ekonomia u rrit me 5.3 për qind. Kriza ka dhënë efekt tek sektori i ndërtimit dhe shërbimet të cilët kanë pësuar rënien më të madhe. Sipas të dhënave nga INSTAT, ndërtimi ra me 9.5 për qind krahasuar me tremujorin e dytë. Ndërsa sektori i shërbimeve ra me 0.2 për qind.  Por rënia mund të ishte edhe më e madhe, në rast se degët si post telekomunikacioni nuk do të rriteshin me 20 për qind. Në se këtij konstatimi të INSTAT do ti shtonim edhe gjendjen aktuale buxhetore, kur të ardhurat nuk janë mbledhur në nivelin e duhur, për shkak të tkurrjes së aktivitetit ekonomik, atëherë 6 mujori i dytë i këtij viti do të jetë i zymtë për ekonominë. Në këtë mënyrë duket e pamundur arritja e objektivit të qeverisë për të pasur një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 4.8 për qind. Rritja ekonomike është 4.1 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, u shpreh Ledion Shahini, specialist i llogarive kombëtare. Tremujori i tretë ishte paralajmëruar që më parë nga FMN dhe BERZH, si pika kur ekonomia shqiptare do të fillonte ciklin rënës. Vetëm brenda këtij tremujori, rritja ekonomike është ulur me 1.2 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë. Kjo sipas INSTAT ka ndodhur për shkak të goditjes nga kriza të disa sektorëve më kyç. Grupi i ndërtimit shënoi një rënie me 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Grupi i industrisë pësoi një rënie prej 4.5 për qind krahasuar me muajin e tretë të vitit 2008, vijoi Shahini. Sipas tij rënia mund të kishte qenë edhe më e madhe, por INSTAT thotë se ekonomia po përfiton nga teknologjitë e reja, si interneti apo shërbimet e tjera inovative në fushën dixhitale. Grupi i postëlekomunikacionit shënoi një rritje të tremujorit. Te ky grup ka pasur edhe ndikim edhe ulja e çmimeve në këtë grup shërbimi, u shpreh Shahini. Nëse tendenca rënëse e tremujorit të trete do të konfirmohet edhe në tremujorin e katërt të vitit, atëherë rritja ekonomike në Shqipëri mund të bjerë poshtë 3 për qind, aq sa parashikimet e FMN dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Megjithatë ka akoma shpresa që ekonomia shqiptare për gjatë tremujorit të katërt të pësojë një rritje të lehtë në krahasim me tremujorin e tretë, kjo do të varet nga të ardhurat që do të sjellin emigrantët shqiptarë, duke pasur parasysh këtu edhe vitet e kaluara, kur ardhja e emigrantëve përmirësonte me një përqindje të mjaftueshme të ardhurat në vend. Pavarësisht kësaj rritja ekonomike e Shqipërisë ka pasur ecuri pozitive, ku sipas raporteve të publikuara nga FMN dhe BERZH, vendi ynë është i parë në Europë për nga rritje ekonomike, e ndjekur nga Polonia, e cila ka një rritje me 1.5 për qind.Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›