E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie indeksi i çmimeve të prodhimit

 

Indeksi i çmimeve të prodhimit ka pësuar rënie gjatë 3-mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT-i, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 108.8 për qind, duke shënuar një ulje prej 2.1 për qind kundrejt tremujorit të katërt 2008. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0.9 për qind. Industria nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.6 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetet; “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 1.1 për qind. Ndërsa indeksi i çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike” ka shënuar rritje me 0.7 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 108.2 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.9 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2008. Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 111.0 për qind, duke shënuar një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›