Bie interesi për letërnjoftime dhe pasaporta biometrike
Numër i vogël aplikimesh për pasaporta biometrike është regjistruar në qytetin e Fierit. Operatorët e zyrave të aplikimit nuk japin shpjegim për këtë interesim të ulët, ndërkohë që pohojnë për gazetën se ka rënë ndjeshëm interesi për këtë dokument identifikimi të rëndësishëm. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se për pesë muaj, në Fier kanë aplikuar dhe janë pajisur me pasaporta biometrike vetëm 3500 persona.
"Që nga data 10 maj e këtij viti, kur nisi procesi i aplikimit për pasaportat e reja, në qytetin e Fierit janë shpërndarë vetëm 3500 të tilla. Ky është një numër shumë i vogël aplikimesh për një qytet si Fieri, me më shumë se 100 mijë banorë", thotë një nga operatorët e zyrës së aplikimit në Fier.
Ndërsa më 10 maj, pranë kësaj qendre aplikimi kanë qenë 8 operatorë, prej disa javësh numri i tyre është reduktuar në 3. Mësohet se pesë operatorët e tjerë janë shpërndarë nëpër komunat e rrethit, pasi me to është lidhur një kontratë që ka pasur për qëllim mos sorollatjen e banorëve të fshatrave për t‘u pajisur me dokumentin e ri të identifikimit.
Tre operatorët që kanë mbetur në funksion të zyrës së aplikimit të Fierit tregojnë se ndryshe nga muajt e verës, kur numri i aplikimeve arrinte në 60 brenda një dite, tashmë nuk realizohet as një e dhjeta e këtij numri. Fluks për pasaportat biometrike ka pasur në muajt korrik dhe gusht, kur ardhja e emigrantëve ka qenë e lartë. Pjesa më e madhe e 3500 pasaportave të ndara për pesë muaj është marrë nga emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi e Itali dhe vetëm një pjesë e vogël janë dhënë për banorë me qëndrim të përhershëm në qytetin e Fierit.
Edhe numri i kartave të identitetit nuk është ai që pritej. Pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike janë pajisur pothuajse të gjithë me kartën e re, por shumë pak prej tyre kanë marrë pasaportën biometrike, ndërkohë që edhe një pjesë e madhe administratës shtetërore në Fier nuk e ka marrë as kartën dhe as pasaportën biometrike.
Edhe pse u vendos kusht nga qeveria që administrata shtetërore të pajisej e gjitha me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, sërish gjenden me dhjetëra punonjës të saj që nuk kanë aplikua.
Një faktor që ka ndikuar në rënien e interesit për këto dokumente ka qenë linja e munguar e internetit në zyrat e aplikimit. Por, edhe mungesa e kuponëve në zyrat e postës shqiptare dhe shitja e tyre në treg të zi me çmim disa herë më të lartë ka bërë që shumë persona të mos kërkojnë të aplikojnë. Kujtojmë se dy javë më parë, pranë filialit të Postës në Fier nuk ka pasur kuponë, ndërkohë që të interesuar të shumtë kanë denoncuar shitjen e tyre në treg të zi.