E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet shqiptari në rrugën e prostitutave

Stacioni i policisë në Vetere, Santa Maria Capu, zbatoi dje urdhrat e arrestuar, duke çuar në paraburgim të dyshuarit Michael Marks, 26 vjeç dhe Alfonso d‘Agostino, 30 vjeç, të akuzuar për grabitjen e dy shqiptarëve dhe vrasjen e njërit prej tyre. Të dy të dyshuarit janë banues në një fshat të vogël në Capua. Ata akuzohen se në natën mes 18 dhe 19 gushtit kishin tentuar të vjedhin dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin në një rrugë ku qëndrojnë prostitutat në Qarkun Vetere në Santa Maria Capua. Reagimi i keq i shqiptarëve çoi në një përleshje të dhunshme mes dy italianëve dhe 27-vjeçarit Xhevair Malaj, i cili vdiq si pasojë e plagëve serioze të shkaktuara me thikë. Atë natë Alfonso d‘Agostino u ndalua si autor i vrasjes. Hetimet e mëvonshme, të realizuara nën koordinimin e Prokurorit të Republikës së Veteres, Santa Maria Capua, rindërtuan në detaje rrethanat e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›