Bie kerkesa boterore per nafte

Kërkesa botërore për naftë do të vijojë të ulet përgjatë vitit 2012. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë, ka reduktuar sërish, për të gjashtin muaj në radhë parashikimet mbi kërkesën botërore për naftë. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e fundit mujor, perspektivat ekonomike gjithnjë e më të pasigurta, por edhe tensionet gjeopolitike do të kufizojnë konsumin në 89,9 milionë fuçi naftë në ditë me një rritje vetëm me 0,8 milionë fuçi kundrejt vitit të kaluar apo 0.3 milionë fuçi krahasuar me të dhënat e muajit janar. Duke konfirmuar të dhënat e FMN, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë flet për një ngadalësim ekonomik botëror më problematik nga 4% të parashikuara në raportet e mëparshme 3,3%. Kërkesa për naftë do të vijojë të shtohet vetëm për vendet me ekonomi emergjente si Brazili, India Kina dhe Rusia, me 2,8%, por do të shkojë në rënie për ekonomitë e avancuara të OECD-së në – 0,8%. Ndërkohë që edhe organizata e vendeve prodhuese të naftës OPEC ka ulur parashikimet për kërkesën botërore për naftë po për të njëtat arsye. Në tregjet elektronike të New Yorkut çmimi i naftës ka rënë në 99,16 dollarë ndërsa në Londër, Brenti bie në 117,78 dollarë.