Lideri boteror i shell operon ne Shqiperi

Rritet interesi i kompanive të mëdha botërore energjitike për burimet shqiptare. Së fundmi kompania “Petromanas Energy”, që operon në eksplorimin dhe përpunimin e naftës në vendin tonë, ka deklaruar se ka mbyllur një marrëveshje me një degë të gjigantit holandez të naftës Royal Dutch Shell. Marrëveshja konsiston në eksplorimin e naftës në blloqet 2 dhe 3 në një sipërfaqe prej 852 mijë akra, në Shqipëri. Sipas kushteve të marrëveshjes, “Royal Dutch Shell” do të marrë 50% të fitimeve në këto dy blloqe, në këmbim të një investimi prej 50.3 milionë dollarë, në pagesa dhe shpenzime të tjera. Ndërsa Petromanas do të vazhdojë të veprojë si operator i këtyre blloqeve. “Jemi shumë të kënaqur që kemi zgjedhur Shell si partner në këtë marrëveshje. Bashkëpunimi do të sjellë një rritje të madhe të aftësive teknike dhe burime të mjaftueshme për marrëdhënien tonë të re. Besojmë se bashkëpunimi me një lider botëror si Shell do të ofrojë një potencial të vlefshëm të mjeteve shqiptare dhe të punës së eksplorimit që kemi bërë deri më sot. Programi ynë për vitin 2012 për shpimet do të mbetet i pandryshuar dhe po ecën në drejtimin e duhur sipas parashikimeve” ka deklaruar, Glenn McNamara, Drejtori i Përgjithshëm i Petromanas. Publikimi i lajmit është shoqëruar me rritje të aksioneve të saj në bursën e Torontos në sesionin e fundit, me një rritje me 8,5%. Në lajmet e tregut të energjisë nafta e Shqipërisë konsiderohet si në pikën kulmore të saj. Analistët thonë se tashmë po regjistrohet nje rritje e interesit për naftën shqiptare. Sipas eksperteve tw kwtij tregu raportohet gjithashtu se interesi i kompanive të ndryshme botërore për sektorin energjitik në Shqipëri po ecën në një trend rritës.