E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spital i ri për rajonin e Fierit

Së shpejti do të ketë një spital të ri për rajonin e Fierit. Por jo vetëm kaq, edhe investime në infrastrukturë dhe aparatura. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në një vizitë në spitalin e Fierit, ka inspektuar qendrën spitalore duke bërë vërejtje dhe dhënë sugjerime, por, nga ana tjetër, nuk kanë munguar as premtimet nga ana e saj.

Në një intervistë, Godo ka pranuar se ka ende për të bërë për spitalin e Fierit dhe ka premtuar që investimet më të afërta do të jenë ato në aparatura. Gjithashtu, ministrja ka thënë se po negociohet me bashkinë për piketimin e një sheshi që do të përdoret për ndërtimin e një spitali të ri, i cili do të eliminojë njëherë e përgjithmonë edhe fenomenin e cenimit të territoreve të bllokut spitalor me ndërtimet pa leje. Lidhur me situatën e gripit të derrave, Godo ka thënë se nuk do të merret asnjë masë më tepër se ato që janë publikuar kohët e fundit.

H1N1 është sa larg edhe afër Shqipërisë. Masa konkrete, përveç një urdhri që ju keni lëshuar, nuk ka. Kur do të ketë një bazë materiale, qoftë edhe më elementarja, si maska speciale?

Ju e thatë mirë që është afër dhe larg. Faktikisht strategjia jonë për t‘i bërë ballë rrezikut të një pandemie të virusit të gripit të derrave është gjithmonë pjesë dhe ////////në banë të orientimeve të OBSH-së. Tashmë në Ministrinë e Shëndetësisë është krijuar një komitet, i cili mblidhet dy herë në ditë, shqyrton gjendjen, merr informacion të ri dhe në të njëjtën kohë përshtat strategjinë në lidhje me informacionet e reja. Në këtë grup bënë pjesë edhe drejtori i OBSH-së në Tiranë. Ndërkohë, me urdhër të Kryeministrit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë është ngritur edhe një komitet ndërministror. Jemi gati dhe i kemi marrë të gjitha masat në pikat kufitare, ndërsa nga OBSH-ja na referohet që të vazhdojmë të mbajmë në një nivel të lartë vigjilencën dhe gatishmërinë, por të mos i shtojmë më shumë masat se ato që kemi marrë deri tani, pasi duket që pak a shumë gjendja është në kontroll. Pra nuk është e nevojshme ndarja e maskave. Nuk kemi në vendin tonë asnjë rast me virusin H1N1. Edhe ato raste që janë në Evropë duket se e kanë ulur intensitetin. Për tani nuk do t‘i shtojmë masat dhe këto që kemi kryer janë ato që kemi vendosur së bashku me përfaqësuesit e OBSH-së në Tiranë.

A është prekur spitali rajonal i Fierit gjatë katër viteve të fundit nga investimet e qeverisë?

Faktikisht, që nga viti 2006 deri në vitin 2009 në spitalin e Fierit është investuar disa herë, investim tërësor që kap shifrën totale e 110 milionë lekëve të reja. Pjesa më e madhe e këtij financimi ka qenë në drejtim të ndërhyrjes në infrastrukturë, kryesisht në rikonstruksion të poliklinikës qendrore, rikonstruksion të repartit të pediatrisë dhe të disa ambienteve të tjera spitalore, si dhe një pjesë ka qenë financim për mobilim dhe pajisje të ndryshme. Me gjithë këto ndërhyrje, duket e pamjaftueshme. Ne duam për Fierin, për një spital rajonal që mbulon një qendër të madhe, një nivel më të lartë. Në planet e afërta, ndoshta në vjeshtë, ne si Ministri e Shëndetësisë kemi vendosur që të bëjmë një ndërhyrje të thellë, të gjerë dhe në infrastrukturë për spitalin e Fierit.

Është deklaruar se ka pasur një projekt për ndërtimin e një spitali të ri në Fier, ku ka mbetur ky projekt?

Edhe sot me bluzat e bardha të Fierit për këtë çështje u diskutua gjatë. Duket se janë në diskutim problemet e vendit ku do të ndërtohet ky spital. Do të ketë bisedime përsëri me bashkinë e qytetit, në mënyrë ////që ajo ////që do të nisim ////që tani në ministri do të jenë pikërisht procedurat. Procedurat do të realizohen që tani, me qëllim që në diskutimin e buxhetit të ardhshëm, në fillim të vjeshtës, qeveria të akordojë dhe patjetër kështu do të ndodhë, një fond të gjerë për ngritjen e një spitali të ri, të kompletuar, ku do të centralizohen të gjitha shërbimet për rajonin e Fierit, pasi është një spital rajonal që do të ketë përgjegjësi dhe një lloj tutori për gjithçka, çka ngjet në shërbimin spitalor në rajonin e Fierit. Ky rajon dhe spitali i saj meriton një infrastrukturë me më shumë standarde.

Ka më shumë se një vit që Fierit i mungojnë specialistët ortopedë dhe urologët. Çdo të bëhet me këta sektorë?

Prej gjashtë muajsh aparati i skopisë nuk funksionon. Ose më qartë më shumë nuk ka punuar se ka qenë në funksion.

Shkova pranë repartit të skopisë në inspektimin e sotëm dhe m‘u referua se aparati punon. Radiologu dhe drejtuesja e spitalit më ka referuar se kemi një aparat skopie që përgjithësisht funksionon mirë, por që shpesh ka edhe probleme dhe problemet që janë për të diskutuar, janë se si ne të organizojmë atë mirëmbajtje të aparaturave.

Cilat do të jenë investimet më të afërta që do të prekin spitalin e Fierit?

Dy lajme të mira do t‘ju them për spitalin e Fierit: në projektin e madh të Bankës Botërore, një pjesë e këtij projekti është edhe blerja e katër aparateve të reja të mamografisë dhe një prej këtyre aparateve është përcaktuar për spitalin e Fierit. Së shpejti spitali do të ketë një aparat mamografie dhe po diskutohet për vendin ku do të vendoset. Spitali gjithashtu do të pajiset me një autoklavë të re dhe moderne, e cila do të zgjidhë problemet që konstatuam në këtë spital.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›