Durrës-Kukës, borxhi miratohet mes debateve
Qeveria nxiton të miratojë brenda një harku kohor shumë të shkurtër marrëveshjet me bankat për kredinë 250 milionë euro, me qëllim hyrjen në fuqi brenda muajit maj. Në këtë mënyrë, Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi dje, në mungesë të opozitës, projektligjin për ratifikimin e huasë nga dy banka, me qëllim financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, 60 kilometra i gjatë. Më herët, deputetë të Partisë Socialiste, lëshuan dyshime ndaj marrëveshjes, duke e lidhur me një sërë faktesh. Para votimit të marrëveshjes, deputetët Erjon Braçe dhe Andis Harasani kritikuan qeverinë për politikat rreth huamarrjes. Kreu i komisionit, deputeti i PD-së, Edmond Spaho, mbështeti projektin e qeverisë dhe shtoi se interesi i kredisë është brenda kushteve që ofron aktualisht tregu. I pranishëm në komision, për të mbrojtur ligjin e qeverisë, ishte drejtori i Borxhit, në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj. Ai u shpreh se, marrja e kredisë nuk prek kufirin e lejuar të borxhit në buxhetin e shtetit 2009, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në nëntor 2008.
Debati
Opozita është treguar e ashpër ndaj marrëveshjes së firmosur nga qeveria me disa banka, tre prej të cilave janë greke. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, tha se shumë pika në marrëveshje nuk janë bërë të ditura. Në radhë të parë, Braçe theksoi procedurat që janë ndjekur për marrjen e kredisë, duke anashkaluar prokurimin publik. Sipas tij, marrja e borxhit është bërë pa tender dhe me negocim, duke mos krijuar kushte lehtësuese për palën shqiptare. I gjithë shqetësimi i deputetëve të majtë lidhet me normat e larta të interesit, rreth 11.5 për qind dhe me projektin jo transparent të qeverisë, për të marrë borxh 250 milionë euro, e cila do të jepet nga katër banka në dy periudha, maj dhe qershor. Braçe u shpreh se me borxhin e ri po shkelet rregullorja për kredinë e kësaj rruge. "Me borxhin prej gjysmë miliardë dollarësh tejkalohet limiti në tërësi për vitin 2009", tha Braçe. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Borxhit në ministri, Demiraj, marrja e huasë qëndron brenda kufirit të lejuar për deficitin buxhetor. Ai tha se, marrëveshja e firmosur pak ditë më parë ishte pjesë e planit të hartuar që vitin e kaluar. Megjithatë, opozita vijoi ta kundërshtonte marrëveshjen, duke ngritur një sërë pyetjesh. "Si është formuluar në afat ky borxh? Vlefta e borxhit korrespondon 410 milionë dollarë, më shumë se 60 për qind e limitit të lejuar për borxhin. Dhe borxhi për këtë vit tejkalohet vetëm për një vepër publike", u shpreh anëtari i komisionit, Braçe. Për Spahon, kreu i komisionit, marrëveshja me bankat për Durrës-Kukës shihet pozitivisht, për faktin se qeveria synon të rrisë investimet. "Marrja e kredisë u bë për të mos lënë përgjysmë projektin rrugor", nënvizoi Spaho. Pasi hasën në kundërshti dhe në kushte të mungesës së informacionit, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e lënë të vetme mazhorancën që të votonte huanë për Durrës-Kukës.