Kredia për qeverinë ul kredinë për individët
Kredia e re për biznesin dhe publikun e gjerë në Shqipëri u rrit me vetëm 35 milionë euro gjatë muajit mars, duke e bërë këtë muaj një nga më të këqijtë në shumë vite për tregun bankar. Të dhënat u publikuan nga Shoqata e Bankave. Në shkurt bankat patën akorduar 75 milionë euro për ekonomë e gjerë, ndërsa në janar patën akorduar 50 milionë euro kredi. Gjatë vitit të kaluar mesatarisht qenë dhënë 70 milionë euro kredi e re çdo muaj. Burime nga bankat bënë të ditur se kredia për biznesin dhe publikun e gjerë po ngushtohet, kryesisht për shkak të mosarritjes së qëndrueshme në depozita dhe për shkak të huamarrjes agresive të qeverisë, qoftë në lekë, qoftë në euro.
Kredia për individët është ajo që u sakrifikua më shumë gjatë muajve të fundit, kryesisht për shkak se bankat po parapëlqejnë kreditimet afatshkurtra për bizneset, në kushtet e pasigurisë në rritje për të ardhmen.
Shtrenjtohet kredia për shtëpi
Shqiptarët nuk kanë përfituar fare nga politika e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore Evropiane për të lehtësuar kreditimin si masë antikrizë. BSH ka ulur normat e interesit 50 pikë bazë që nga marsi i vitit 2008, por kredia në lekë për shtëpi është shtrenjtuar gjatë kësaj periudhe me 27 pikë bazë. (100 pikë bazë baras me 1 për qind). Kredia për prona të paluajtshme iu dha individëve me interes mesatar prej 14.09 për qind gjatë marsit. E njëjta gjë vetëm se në shkallë më të gjerë ka ndodhur edhe me kreditë në euro. Kostoja e euros në tregun ndërkombëtar është ulur me gati 300 pikë bazë gjatë vitit të fundit, por në Shqipëri, gjatë marsit kreditë e reja për prona u dhanë me interes mesatar 7.56 për qind, me rritje 0.38 për qind kundrejt marsit të vitit 2008. Deri në mars të këtij viti, shqiptarët patën marrë 523 milionë euro dhe 23.8 miliardë lekë kredi për të blerë prona të patundshme. Portofoli i kredive për prona është krijuar përgjithësisht brenda gjashtë viteve të fundit. Gj. Erebara