E Diel, 1 Nëntor 2026

"Xhindi", rrëzohet konflikti i pronave

Vrasja e deputetit socialist,
Fatmir Xhindi, në qytezën
e Fierit, mund të ketë
ndodhur për shkak të cilësive të
veçanta ose nga një konflikti personal.
Gjatë 20 ditëve, grupi hetimor
ka verifikuar rreth 11 pista,
ndërsa e fundit, e "eliminuar" si
më pak e mundshmja, ishte ajo
për konflikt pronësie. "Nga hetimet
nuk ka rezultuar asnjë konflikt
pronësie", thanë burimet nga
grupi hetimor, i cili shton se janë
verifikuar në hollësi të gjitha informacionet
e marra në mënyrë
operative që mund të hedhin
dritë mbi ekzekutimin e
ligjvënësit shqiptar natën e 2
majit, pranë banesës së tij në
qytezën e Roskovecit, në periferi
të Fierit. "Janë kryer verifikime në
Hipotekën e Fierit, Bashkinë e
Roskovecit e të Fierit dhe në Komunën
e Kurjanit. Në asnjë rast
deputeti dhe familja e tij nuk
kishin konflikte", thanë më tej
burimet, duke shtuar se pronat
që figurojnë në emër të tij janë
marrë para 10 vjetëve në Kurjan
dhe nuk ka pasur asnjë incident.
Tashmë dy pistat që kanë mbetur
në "lojë" janë konflikti personal
dhe vrasja për shkak të cilësive të
veçanta si deputet në Kuvendin
e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›